SPAK urdhër arrest për drejtorin e Policisë Rrugore Roven Zeka dhe dy zyrtarë të tjerë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.04.2025, 14:16

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar tre urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të Policisë Rrugore në Tiranë, të përfshirë në një hetim për korrupsion.

Urdhërat e arrestit janë lëshuar për:

Roven Zeka, me detyrë shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë,

Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në të njëjtin sektor,

dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore.

Sipas burimeve, ndaj tyre rëndojnë dyshime se kanë përfituar para në mënyrë të paligjshme, në këmbim të mbylljes së një aksidenti rrugor.

SPAK pritet të dalë në një deklaratë zyrtare për të bërë publike akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit