Ky eshtë burri që dyshohet se tentoi të vetëvritej sot te ‘Fresku’, policia ende asnjë reagim zyrtar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2025, 23:43

Një ngjarje shqetësuese ndodhi pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, ku personi që shihni në foto dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u ngjitur në një pjesë të jashtme të pallatit dhe duke qëndruar në kushte tejet të rrezikshme.

Pamjet e publikuara nga JOQ Albania treguan qartë momentin kur burri hipi mbi një strehë të katit të parë, ndërkohë që poshtë u mblodhën forca të shumta policie dhe qytetarë të shqetësuar që ndiqnin situatën me ankth.

Ajo që të bën më shumë përshtypje është se ndonëse kanë kaluar disa orë nga ngjarja, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Rrethanat që e kanë çuar këtë person në një gjendje kaq të rënduar psikologjike ende nuk dihen. JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve të zbardhin sa më shpejt arsyet dhe të ndihmojnë qytetarin në fjalë, në vend që të veprojnë kur mund të jetë shumë vonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit