Një konsumator ka zbuluar një abuzim të frikshëm me çmimet tek supermarketi BioJu. Bëhet fjalë për sallamin italian “Levoni Milano”, që në Itali kushton 25 euro për kilogram (rreth 2.600 lekë), ndërsa në supermarketin “Bio Ju” në Tiranë, i njëjti produkt shitet për 3.990 lekë për 250 gram, pra gati 40.000 lekë për kilogram.
Fotot e dërguara për JOQ tregojnë se bëhet fjalë për të njëjtin produkt, të njëjtës markë dhe me të njëjtën peshë. Kjo diferencë e dallueshme në çmim ka nxitur zemërim të madh dhe thirrje për ndërgjegjësim publik nga konsumatorët shqiptarë.
“Ju lutem publikojeni. Le ta shohin të gjithë dhe ndoshta dikush do të fillojë të ndërgjegjësohet,” shkruan qytetari që ka dërguar rastin.
Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si çmohen produktet importi në tregun shqiptar dhe sa i mbrojtur është konsumatori nga abuzimet e tregtarëve.
A është ky një rast maja e ajsbergut të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore në vend?