Sofja zyrtare konsideron se nuk është pengesë në rrugën e Maqedonisë për integrim europian.
Sipas ministrit të jashtëm bullgar, Georg Georgiev, kushtet për Maqedoninë janë rezultat i konsensusit europian.
Në intervistë për “BG on Air” ministri tha se kusht i konsensusit europian nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe protokollet nga Marrëveshja, udhërrëfyesi i Maqedonisë për komunitetet dhe pakicat, si dhe respektimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
“Sapo të shohim ndryshimet kushtetuese, shpresojmë se po – kjo do të hapë rrugën dhe do të fillojë procesi, i cili, natyrisht, mbështetet në atë që thashë – bazuar në merita.
Një vend që është kandidat për anëtarësim në BE duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga vetë Unioni. Dhe në këtë nuk ka asnjë çështje dypalëshe, nuk ka asnjë çështje të hapur ndërshtetërore”, tha Georg Georgiev, ministër për punë të Jashtme i Bullgarisë.