Një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi politikat e çmimeve në supermarkete ka dalë në dritë, këtë herë në mënyrë krahasimore të Shqipërisë me Kosovën.
Bëhet fjalë për një markë kosi me fruta 400g, një produkt i zakonshëm në raftet e supermarketeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Në Kosovë ky produkt shitet për 1.15 euro (rreth 109 lekë). Ndërkohë, në Shqipëri, i njëjti produkt shitet për 179 lekë.
Diferenca 70 lekë më shumë për konsumatorët shqiptarë.
Kjo situatë ka ngjallur reagime të forta nga qytetarët, të cilët ndihen të keqtrajtuar ekonomikisht në vendin e tyre. “Nuk është hera e parë që një produkt kushton shumë më pak në Kosovë apo Maqedoni. Ne gjithmonë paguajmë më shtrenjtë,” – shprehet një qytetar për JOQ.
Ky rast shton edhe një herë shqetësimin për mungesën e kontrollit të tregut mbi çmimet.