Pavarësisht çmimeve të larta të karburanteve në vendin tonë, cilësia e tyre shpesh mbetet nën çdo standard. Denoncimet për përzierje të karburantit me substanca të tjera, si uji apo elementë të dëmshëm për automjetet, janë të shpeshta dhe vijnë në mënyrë të vazhdueshme nga qytetarë të ndryshëm.
Së fundmi, një qytetar ka denoncuar një rast të tillë në redaksinë e JOQ Albania, duke shprehur shqetësimin për dëmin e shkaktuar në automjetin e tij. Ai tregon se është furnizuar me benzinë në një pikë karburanti në dalje të Tiranës, rrugës për Durrës, konkretisht në karburantin “Daku”. Sipas tij, menjëherë pas furnizimit, makina ka filluar të japë probleme serioze në funksionim.
“Përshendetje, kam marrë benzinë tek karburanti Daku ne dalje te Tiranës drejt Durrësit! Karburanti me ujë me shkaterroje makinen, ata nuk e pranojne, ju lutem ta postoni te paketen mos ti ndodhë dikujt tjetër, faleminderit” shkruan ai në denoncimin e dërguar.
Bashkëngjitur mesazhit, qytetari ka dërguar edhe një video ku tregohet se makina nuk ndizet dhe se nga rezervuari del ujë me ngjyrë të ndryshkur. “Pasi kemi marrë benzinë te Daku, në dalje të Tiranës, benzina ka ujë dhe ndryshk në fund. Ka nxjerrë jashtë përdorimi komplet injatorët,” shprehet ai në video.
Përballë mungesës së kontrolleve efektive nga institucionet përgjegjëse, qytetari u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin pikat e dyshimta të karburantit, për të mos pësuar të njëjtin fat.
“Karburant “Daku” më shkatërroi makinën, kujdes benzinën e ka me ujë”
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 13, 2025
Pavarësisht çmimeve të larta të karburanteve në vendin tonë, cilësia e tyre shpesh mbetet nën çdo standard. Denoncimet për përzierje të karburantit me substanca të tjera, si uji apo elementë të dëmshëm për… pic.twitter.com/8yWyo4vQdC