Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në një zonë të populluar të qytetit të Durrësit, pranë një filiali bankar. Siç shihet në pamjet e siguruara, makina është përfshirë plotësisht nga flakët, ndërsa re tymi kanë mbuluar zonën përreth, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe kalimtarët.
Një dëshmitar i ngjarjes i ka shkruar redaksisë së JOQ: “Përshëndetje JOQ, merr flakë makina në Durrës, shpresojmë mos të ketë njerëz brenda.”
Aktualisht nuk ka informacion zyrtar nga autoritetet për shkaqet e zjarrit apo nëse në momentin e shpërthimit kishte persona brenda mjetit. Policia dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar perimetrin.