Një sherr i dyfishtë mes disa vajzave e djemve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar jashtë ambienteve të një klubi nate në Tiranë.
JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e sherrit pak minuta pas përfundimit të muzikës në klubin e natës i cili ndodhet te terminali i autobusëve.
Në njërën anë të terminalit, një grup vajzash janë zënë me njëra-tjetrën për flokësh, për motive ende të paqarta, ndërsa disa djem janë përpjekur t’i ndajnë.
Në pamje duket se si vajzat rrihen dhe tërheqin zvarrë njëra-tjerën për flokësh dhe në tokë.
Ndërkohë që në anën tjetër djemtë zihen dhe është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për të qetësuar situatën.
Për momentin motivet e sherrit nuk dihen.