Një zjarr masiv ka përfshirë Malin e Moravës, në zonën e Devollit, mbi fshatin Stropan. Sipas raportimeve të qytetarëve për JOQ Albania, flakët kanë djegur një sipërfaqe të madhe pyjore dhe barishtore, ndërsa autoritetet nuk kanë ndërmarrë ende asnjë veprim për shuarjen e tij.
Banorët e zonës shprehin shqetësimin e tyre, pasi zjarri ka dy ditë që vijon të përhapet, duke rrezikuar florën, faunën dhe ndoshta edhe banesat përreth. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe pasojat e rënda që mund të shkaktojë ky zjarr.
Denoncimi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ! Një zjarr masiv ka rënë në Malin e Moravës, në zonën e Devollit, mbi fshatin Stropan. Është djegur një sipërfaqe e madhe dhe ju lutemi ta publikoni këtë problem. Kanë kaluar dy ditë dhe shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë masë për shuarjen e tij."