I vetmi që punon për të mbajtur familjen, drejtoresha e ASHK e pushon padrejtësisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.03.2025, 20:03

Maksi Zoto, baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve janë të vëllait të ndjerë, është pushuar nga puna nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës me vendim të drejtoreshës Lorena Goxhobelli. Ai kishte 10 vite punë në këtë institucion dhe është shkarkuar për arsye administrative. Pavarësisht lutjeve për ta transferuar në një pozicion tjetër, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

Zoto është i vetmi që siguron të ardhura për familjen, pasi gruaja dhe vajza e tij janë të sëmura, ndërsa prindërit i ka të moshuar. Ai deklaron se gjatë viteve të punës nuk ka marrë asnjë vërejtje dhe ka qenë korrekt në detyrë. Për më tepër, ka kontribuar në sistemimin e dokumentacionit kadastral, si në formë shkresore, ashtu edhe elektronike.

Megjithatë, këto faktorë nuk janë konsideruar nga drejtoresha e ASHK-së, e cila e ka marrë vendimin bazuar në një urdhër të kryeministrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit