‘Ora e Apokalipsit’ paralajmëron njerëzimin, zhvendoset për herë të parë në 89 sekonda para mesnatës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2025, 23:24

'Ora e Apokalipsit' është zhvendosur në 89 sekonda para mesnatës, pozicioni më i afërt ndonjëherë në historinë 78-vjeçare të saj. Ky ndryshim simbolik reflekton rritjen e tensioneve globale të lidhura konfliktet gjeopolitike dhe teknologjinë.

Sipas Bordit të Shkencës dhe Sigurisë të 'Bulletin of the Atomic Scientists' (BAS), bota nuk ka bërë përparime të mjaftueshme në trajtimin e rreziqeve ekzistenciale që kërcënojnë njerëzimin. Daniel Holz, kreu i këtij bordi, deklaroi gjatë një eventi të transmetuar drejtpërdrejt: "Ora u zhvendos përpara sepse gjendja globale mbetet tejet e pasigurt."

Çfarë është 'Ora e Apokalipsit'?

'Ora e Apokalipsit' është një simbol që tregon sa afër jemi ndaj një katastrofe globale të shkaktuar nga teknologjitë e rrezikshme që kemi krijuar vetë. Ajo përfaqëson një metaforë dhe një paralajmërim për njerëzimin.

Kjo orë vendoset nga një bord shkencëtarësh dhe ekspertësh të fushave bërthamore dhe klimatike, përfshirë edhe fitues të çmimeve Nobel. Pozicioni i saj përcaktohet çdo vit, bazuar në analizën e kërcënimeve ekzistenciale si: armët bërthamore, ndryshimet klimatike, bioteknologjia dhe sëmundjet infektive dhe teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale.

Historia e 'Orës së Apokalipsit'

Ora u krijua në vitin 1947 nga shkencëtarë të përfshirë në Projektin Manhattan, si Albert Einstein dhe J. Robert Oppenheimer. Në atë kohë, ajo u vendos në shtatë minuta para mesnatës.

Rasti më domethënës i largimit të saj nga mesnata ndodhi në vitin 1991, kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike (START), duke e çuar orën shtatë minuta më larg nga katastrofa.

Vendimi i fundit për ta afruar në vetëm 89 sekonda para mesnatës është një thirrje alarmante për veprim urgjent nga liderët botërorë për të shmangur ndonjë fatkeqësi globale të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit