Më 15 shkurt të këtij viti, oksigjenisti i Spitalit të Vlorës, Robert Rrapaj është ndarë nga jeta pas një ndërhyrje për heqjen e gurëve në tëmth, që mesa duket nuk shkoi ashtu siç duhet.
Vëllai i të ndjerit, në një postim në rrjetin social, Facebook, ka akuzuar mjekët e këtij spitali për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë, duke shpjeguar hap pas hapi si erdhi vdekja e Robertit, i cili ishte pjesë e stafit.
Ai ka gërmuar në internet të gjitha simptomat para dhe pas ndërhyrjes për heqjen e tëmthit dhe ka arritur në përfundimin se vdekja e Robertit ka ardhur si pasojë e mjekëve që shpërdoruan detyrën e tyre duke luajtur me përgjegjësinë që kanë ndaj jetës së pacientëve.
Pavarësisht dhimbjes me të cilën familja Rrapaj po përballet prej një muaji, ai thotë se ky informacion është një thirrje për ata që mund të përballen me situata të tilla, që të kenë më shumë dije rreth rreziqeve që mund të shfaqen, por ata që e kanë për detyrë t'i ndihmojnë dhe shërojnë i shmangin duke mbyllur sytë.
Postimi i plotë:
Një vdekje e pabesueshme dhe e papritur, e cila ka lënë një dhimbje të thellë për ne si familjarë, ndodhi për shkak të papërgjegjshmërisë së stafit mjekësor të spitalit të Vlorës gjatë një operacioni për heqjen e gurëve të temthit të vëllait tim. Kam kaq mbremje qe kerkoj nje perse ne rrjet, mbi bazen e asaj cfare perjetuam kete mes shkurti, aq sa operatori kerkimit kinez deep seek me rekomandoi;
Nese ndjeni shqetesime persa kerkoni duhet te lidheni urgjentisht me numrin e urgjences per nje konsulte nga specialisti.
Kete gje asnje nga mjeket e stafit qe morren pjese ne ate nderhyrje nuk na e thane. Vetem nje infermier i reanimacionit i tha diten qe e po e nxirrnin: berti, ti sduhet te dalesh. Po le te shikojme ecurine
Në datën 5 shkurt, vëllai im (punonjës i spitalit) u shtrua në spital ne reanimacion dhe ditën e nesërme ishte planifikuar të bënte operacionin për heqjen e gurëve të temthit. Gjatë analizave të gjakut rezultoi një nivel i lartë i troponinës. Ja cfare gjeta ne deep seek mbi troponinen:
Troponina përcaktohet në individë që kanë shenja dhe simptoma të infarktit akut të miokardit (AIM) siç janë dhimbja e gjoksit, shpatullave etj.
Im vella veç nje kolle te hershme s'kishte shenja te tjera. Pra im vella ishte ne fillimet e nje infarktit te miokardit, gje qe nga mjeku reumatolog dhe kirurgu nuk iu dha rendesi fare, dhe te nesermen ne dreke e futen ne salle. Operacioni mbaroi me sukses, por problemi i troponines as nuk u mat, as u mor ne konsiderate pas nderhyrjes edhe pse tensioni ishte 18. Edhe pse guret e temthit nuk na i dhane pas operacionit, qe eshte nje dyshim tjeter per te verteten e futjes ne operacion. Pas 24 oresh e nxjerrin nga spitali po me tension 18. Ja cfare thotë deep seek per kete rast:
Studimi ynë sugjeron që matja e niveleve të troponinës para operacionit dhe për dy ditë më pas mund të identifikojë këta pacientë dhe të ofrojë një mundësi për të parandaluar komplikime të mëtejshme dhe vdekje.
Keta e dinin dhe sben asnje veprim, dhe çeshte me e bukura e nxorren pas 24 oresh me tensionin 18. Mbas 7 ditesh, dt 15 shkurt, diten e diel, ne oren 9, berti paraqitet ne urgjencen e spitalit per nje shtrengim ne gjoks. Shtrohet menjehere ne urgjence. Ja cfare thote deep seek per kete rast:
Perafersisht rreth 8% e të operuarve mbi moshën 45 vjeç përjetojnë një ndërlikim të rëndësishëm kardiovaskular në ditët pas operacionit, kryesisht atak në zemër. Ky ndërlikim ndodh shpesh në një mënyrë të padukshme, por kjo nuk i bën më pak të rrezikshëm se sulmet para operacionit: vdekshmëria 30-ditore arrin në 10%. Në përgjithësi pranohet se ky ndërlikim shkaktohet nga aktivizimi i trombociteve dhe si pasojë tromboza.
Ekzaktesisht pa shenja si im vella
Pasi stafi urgjences procedoi me protokollin per raste te tilla dhe qe dua ti falenderoj per seriozitetin e treguar, aty nga ora 10 vjen kardiologia e cila ben verifikimin e procedures se ndjekur nga stafi urgjences dhe i ben nje EKG tjeter, ku tregoi se gjendja po perkeqesohej, edhe pse akoma te im vella nuk shikoja shenja veç shtrengimit fillestar ne gjoks.
Po keto dite Kerkova me ngulm ne deep seek per te gjetur nese ne kushtet e infarktit mund te nderhyej per nje koronare (pastrim vene) dhe thoshte Jo.
Perkeqeson me shume.
Kerkova per mundesine e vendosjes se unazave per clirimin e bllokimit te venes per ti dhene nje pergjigje, perse, asaj kohes prej me shume se 4 oresh qe u mbajt ne urgjence im vella ne gjendje perkeqesimi, kur mund ta niste ne fier qe kur erdhi per nje nderhyrje te tille, meqenese ne vlore nuk ka pajisje per nderhyrje te tilla.
Se gjeta
Mbetem me idene se ky infarkt, pas 7 ditesh te con ne fatalitet, asnje shans jete. Sidoqofte kjo pergjigje eshte ne ndergjegjen e kardiologes. Rreth ores 12.30 vendos ta nis per tirane, ku dhe nderroi jete rruges, afer fierit, nga ku per ndonje mundesi shansi jete e cojne tek spitali turk ne fier.
E pamundur.
E bera kete status per gjithe kete proces vdekjeje banale, te pabesueshme, por edhe shume te dhimbshme per ne familjaret, jo vetem per faktin qe fale injorances sone mjekesore lejuam mjeket te shperdoronin pergjegjesine e tyre ndaj jetes, edhe pse seshte puna jone, por edhe si nje informacion per te gjithe ata qe fati u rezervon te kene gur ne temth, te kene nje informacion mbi rreziqet prapa deres qe mund te shfaqen ne cdo moment, nga ata qe e kane per detyre ti sherojnë.
Sjemi te gjithe mjek, po halli ama na con ne ate dere dhe me cfare perjetojme, prandaj duhet te kemi nje informacion per ca veprohet, meqe mjeket nuk e dine.
Me dhimbje ikja jote vella
Gjithmone do jesh ne zemrat tona.