Arrestohet e dashura e Safet Bajrit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.03.2025, 19:17

E dashura e Safet Bajrit, shtetasja me inicialet E.A., është arrestuar nga autoritetet pasi dyshohet se ka luajtur një rol kyç në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër, raportojnë mediat.

E.A., e cila është pronare e një butiku rrobash në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, u vu në pranga më 26 shkurt, vetëm pesë ditë pas arrestimit të Safet Bajrit nga forcat speciale RENEA.

Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzat për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe përkrahje të autorit të krimit. Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka pasur një rol aktiv në ekzekutimin e Licit, duke drejtuar një nga automjetet e përdorura në krim dhe duke ndihmuar në largimin nga vendngjarja të autorëve të dyshuar, Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Aktualisht, E.A. ndodhet në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë për të zbardhur më tej rrethanat dhe rolin e saj në vrasje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit