Vrau administratorin e grupit të “WhatsApp”-it, sepse e hoqi nga biseda

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.03.2025, 21:22

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Peshawar, ku një pakistanez akuzohet për vrasjen e administratorit të një grupi në "WhatsApp", pasi ky i fundit e hoqi nga grupi.

Ashfaq vrau Mushtaq Ahmed të enjten në mbrëmje në Peshawar, kryeqytetin e rajonit Khyber Pakhtunkhwa, që kufizohet me Afganistanin.

Mushtaq Ahmed e kishte hequr të akuzuarin nga grupi i "WhatsApp"-it pas një diskutimi mes tyre. Në deklaratën e tij për policinë, Ashfaq u shpreh se veprimi i Ahmedit e zemëroi shumë dhe e shtyu të kryente aktin tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit