Brenda makinës Mercedes së bashku me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati dyshohet se ka qenë edhe dikush tjetër.
Autoritetet hetimore kanë ngritur këtë dyshim për shkak se brenda makinës së viktimave u gjetën 3 pistoleta. Ky person duhet të jetë larguar menjëherë pas atentatit.
Nuk dihet nëse ka mbetur i lënduar ose jo, megjithatë grupi hetimor ka marrë mostra gjaku brenda mjetit dhe do të konfirmohet nëse i përkasin edhe një personi të tretë apo vetëm dy viktimave Lici e Bushati, përkarësisht 23 dhe 32 vjeç.
Gjithashtu, brenda makinës së viktimave u gjetën edhe gëzhoja armësh, çka do të thotë se ata i janë kundërpërgjigjur me armë atentatorëve.
Përsa u përket autorëve, dyshohet se janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.
Arlind Bushati ishte 32 vjeç kishte dy fëmijë të vegjël.