Pallati në lulishten e banorëve, bllokohet leja e Veliajt për mikun Elman Abule

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.07.2024, 12:14

Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës sekuestroi dhe bllokoi pasuri me vlerë 50 milionë euro në pronësi të Kristian Boçit, Elman Abule (i dënuar për trafik droge në Belgjikë) dhe 5 personave të lidhur me ta.

Mes këtyre pasurive të bllokuara është edhe firma e ndërtimit "Fidalba.shpk" e cila ka marrë leje nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një kompleksi pallatesh 9-katëshe te rruga “Llambi Bonata”, në Kombinat.

“…të gjitha të drejtat që shoqëria ka nënshkruar me pronarët e truallit për zhvillimin e pasurive, përfshirë dhe ndërtimin që do të kryhet me objekt “Godinë banimi dhe shërbimi 5 dhe 7 kate me 2 kate parkim nëntokë. Leje ndërtimi: 10/1/2024.Në pronë të: Z. Keid Kalaja & Z. Burgen Strati.Zhvillues / Ndërtues: Fidalba shpk”.

Banorët e kësaj lagje mund të marrin frymë lirisht për disa kohë, pasi veprimet për shkatërrimin e lulishtes dhe ndërtimin e pallatit nga miku i Erion Veliajt janë bllokuar.

Pak muaj më parë, ata protestuan për ndërtimin e këtij kompleksi dhe shkatërrimit të lulishtes ku luajnë dhe qëndrojnë fëmijët dhe të moshuarit, pasi shumë pranë zonës ku është dhënë leja e ndërtimit për “Fidalba” shpk, Bashkia e Tiranës shembi godinat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Banorët e akuzuan Bashkinë Tiranë për standarde të dyfishta me argumentin se godinat e reja për familjet e pastreha nga tërmeti nuk mund të ndërtohen në atë zonë për shkak të tokës së papërshtatshme, ndërsa pallatet dhe komplekset që Veliaj u jep leje, po.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se Elman Abule në bashkëpunim me Kristian Boçin dhe Ender Boçin, kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.

Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, ai ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Leja e ndërtimi

Lista e pasurive të sekuestruara

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit