“Tërmeti nxorri nga banesat banorët e Kombinatit, Veliaj po ndërton pallat në tokën e “papërshtatshme”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2024, 19:15

Tërmeti i vitit 2019 dëmtoi shumë pallate dhe banesa në zonën e Kombinatit dhe me urdhër të autoriteteve u vendos zhvendosja e banorëve dhe prishja e këtyre ndërtesave pasi toka është e papërshtatshme.

Por tani që vitet kanë kaluar duket se toka e ka “marrë veten” dhe pallate shumëkatëshe mund të ndërtohen mbi të.

Disa banorë të rrugës “Llambi Bonata” kanë treguar për JOQ ALBANIA se prej një jave, në vendin ku është prishur një pallat pēr shkak të tokës së papërshtatshme, kanë nisur punimet për një godinë 9 katëshe, bashkë me parkimin.

Ata thonë se me urdhër të Erion Veliajt, edhe sheshi i përbashkët i pallatit ku luajnë çdo ditë fëmijët, është pjesë e këtij plani dhe rrethimi i tij ka nisur prej disa ditësh.

Sipas tyre, toka është e përshtatshme vetëm për pallatet e Veliajt dhe ato pak hapësira për fëmijët do betonizohen për pallate të reja.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Joq! Jam nje banore e zones kombinat Rr Llambi Bonata. I vetmi shesh qe eshte ne kete lagje do e bejn beton serish. Aty ka qen nje pallat dhe nje shesh ku luajn femijet

Pallati eshte prishur prej termetit dhe banoreve te tij u thene se nuk do te ndertohet serish banesa e tyre per arsye se toka eshte e papershtatshme. Ka 1jav qe eshte vendos tabela Per pallatet e lali erit ben kjo toke. Ju lutem anonim. Ju falenderoj. Kan filluar te rrethojne sheshin qe sot

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit