Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël.
Ndërsa për këtë aksident zëdhënësi i Policisë së Rajonit Prizren, Shaqir Bytyqi, ka treguar detajet e aksidentit.
“Ju informojm se sot me datë 27.03.2024, rreth orës 07:20 është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël. Si pasoj e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lendime e është në drejtim të emergjencës.
Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Me rendesi është të informhohen qytetarët se në vetë aksident është I përfshirë një kamion I madhë kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni.”-ka thënë zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.