Paralajmërim për erëra të forta në kryeqytet, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2025, 20:46

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qyetetarët që të të kenë kujdës gjatë ditës së sotme pasi parashikohet erëra të forta.

Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h.

“Për sigurinë tuaj, ju lutemi:

Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.

Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura.

Të bëni kujdes gjatë qarkullimit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin! Qëndroni të sigurt!”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit