“Hurme e pako kozmetike të prodhuara në Serbi”, Dogana kap mallra të kontrabanduara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2024, 08:53

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në magjistralen Gjilan -Ferizaj është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrbanduara.

Gjatë kontrollit të automjetit bëhet e ditur se është hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa fatura , të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara.

Gjithashtu në njoftimin e doganës thuhet se është gjetur tekstil i firmave te ndryshme kozmetike me prardhje dhe prodhim serb si dhe disa pako me hurme.

“Në magjistralen Gjilan -Ferizaj është ndaluar furgon me dyshim për mallra të kontrbanduara. I njëjti pasi kishte mallra te ndryshme pa dokumente është derguar në terminalin doganore në Ferizaj”.

Gjate kontrollit të automjetit ështe hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa prejardhje(pa fatura) , te markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjithashtu është gjetur tekstil te firmave te ndryshme kozmetike me prejardhje dhe prodhim serb, disa pako me hurme etj. Mallrat të cilat kanë qenë pa dokumente janë sekuestruar”,thuhet tutje në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit