Gazetari kroat bën shqiponjën me duar në mes të emisionit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.10.2023, 20:57

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, drejtues i emisionit “Bujica”, mbrëmjen e kaluar ka pasur si tematikë zhvillimet në Kosovë, duke vënë theksin te sulmi i 24 shtatorit.

Por në një moment gjatë emisionit, ai ka bërë më duar shqiponjën, teksa ka përshëndetur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, e kryeministrin Albin Kurti.

“Vëllai me vëlla, shqiptari me kroat”, është shprehur Bujanec. Ndërkohë që i ftuar në emision ishte Tom Kaçinari, që deklaroi se Vuçiç ka orgnaizuar sulmin e 24 shtatorit. Gjithashtu ai deklaroi se presidenti serb po investon para të pista në Kroaci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit