Janë publikuar imazhet finale të një gruaje që tragjikisht rrëshkiti jashtë rripave të sigurimit që e mbanin gjatë zbritjes panoramike, duke humbur jetën para fëmijëve të saj në një park malor në Itali.
41 vjeçarja Ghizlane Moutahir, humbi jetën në maj kur ra nga mbi 20 metra teksa rrëshqiste në kavon e parkut turistik Alpi Orobie pranë liqenit Como, në veri të Italisë
E ndjera ishte duke iu afruar fundit të zbritjes emocionuese kur kishte një problem dhe nisi të lëvizte, por tragjikisht doli jashtë veshjes së sigurisë.
Dy nipat e Moutahir kishin kryer zbritjen para saj, ku shpejtësia e lëvizjes arrin deri në 90 km në orë.
Nëntë muaj pas tragjedisë, familjarët zemërthyer kanë publikuar foton e fundit të bërë nga e ndjera Moutahir, ku shihet e buzëqeshur në luginën Bitto.
Familja ka kërkuar drejtësi për vdekjen duke akuzuar për neglizhencë nga kompania Fly Emotion, sipas rrjetit vendas Corriere Milano.
Dëshmitarët thonë se ajo nuk ishte lidhur si duhet në litarët mbrojtës të këmbëve dhe se nuk kuptonte udhëzimet e sigurisë në nisje.
Impjanti turistik ishte promovuar nga zyrtarët vitin e shkuar por prej incidentit mbetet i mbyllur.
Zbritja panoramike në kavo nis nga Albaredo në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit dhe përfundon në Bema në lartësinë rreth 800 metra, shkruan Daily Mail.
41 vjeçarja Ghizlane Moutahir, humbi jetën në maj kur ra nga mbi 20 metra teksa rrëshqiste në kavon e parkut turistik
Zbritja panoramike në kavo nis nga Albaredo në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit dhe përfundon në Bema në lartësinë rreth 800 metra