Banorët e Thumanës sfidojnë baltën e rrugës së shkatërruar nga kamionët dhe neglizhenca e pushtetit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.02.2025, 12:20

Në denoncimin e ardhur në redaksi nga banorë të Thumanës në bashkinë e Krujës, shihet gjendja e shkatërruar e rrugës së vetme që lidh fshatin me autostradën.

Rruga shihet në pamje e mbushur me ujë e baltë teksa në disa pjesë është e pamundur të kalohet nga këmbësorët ose automjetet e ulëta.

Ata gjithashtu duhet të mbrohen nga kamionët e rëndë që përdorin segmentin në shkelje të rregullave, duke përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tij.

Megjithëse kryebashkiaku i Krujës ironikisht reklamon shpesh ‘shtrime asfalti’ në rrjetet sociale banorët ankohen për neglizhencë të plotë nga autoritetet edhe pse i kanë vënë në dijeni.

Komuniteti kërkon ndërhyrje nga zyrtarët përgjegjës dhe ndalim të abuzimit me rrugën lidhëse të Thumanës që ka mbetur në gjendje të mjeruar.

Denoncimi:

“Kjo esht rruga Thumanes qe te nxjerr ne autostrad. Kamionat rrezik me te ren sipër edhe pse si rregull nuk lejohen kamionat te kjo rruga fare. Rruga qe te con te ujsjellsi ne thuman nuk ke nga kalo fare. Nuk pyet asnjeri per kte rruge. Shkojm gjith balt ne shpi, vetem me fluturuar se ske nga kalo.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit