Kauza e veçantë/ Qyteti i Kongresit të alfabetit pa bibliotekë me libra shqip, studentja ‘sfidon’ politikën

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 19.01.2023, 19:00

Qyteti i Manastirit në Maqedoninë e Veriut është vetëm 97 km nga Korça. Për nga historia e shqiptarëve, ai është ndër qytetet në të rendësishme, pasi në të u mbajt Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe në vitin 1908. Historia flet shumë për këtë qytet, por nuk flet ruajtja e kësa historie në ditët e sotme.

Manastiti nuk ka asnjë bibliotekë për librat shqip. Mijëra shqiptarë që jetojnë në atë qytet po harrojë çdo ditë gjuhën e kombit, pasi librat dhe mësimi i tyre mungon. Për të mos lejuar zhdukjen e gjuhës shqipe, nga qyteti ku u vulos alfabeti ynë, Emira Selimi një studente shqiptare ka ndërmarrë një kauzë shumë të veçantë.

Në bashkëpunim me studentë nga Kosova dhe Shqipëria, Emira po mbledh libra shqip për të ngritur një bibliotekë në Manastir. Kontributet kanë qenë të mëdha dhe kauza është pritur me shumë dashamirësi. Drejt plotësimit të kësaj kauze, studentja shqiptare ka marrë edhe kërcënime për ta lënë në gjysmë rrugëne saj, por ajo vijon të grumbullojë çdo ditë e më shumë.

Punën e madhe që duhet të bënte Shqipëria, politikanët dhe ministritë e linjave me Maqedoninë e Veriut, po e bëjnë disa studentë që e duan dhe e ruajnë historinë e kombit të tyre. Me Maqedoninë e Veriut politikën shqiptare e lidh vetëm 'Open Ballkan', ndërsa për një qytet që nuk ka asnjë libër shqip, nuk interesohet askush.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit