Vijojnë denoncimet nga oficerë të Forcave të Armatosura: Abuzim seksual me ushtaret vajza!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.03.2025, 18:32

Një seri denoncimesh shqetësuese ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me kushtet e punës dhe shkeljet e të drejtave të ushtarëve dhe oficerëve në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ditën e djeshme oficerët kanë denoncuar për shpërdorime dhe keqtrajtimin e tyre gjatë shërbimit ushtarak. Uniformat e reja që duhej të siguroheshin për ushtarët janë blerë me detyrim nga vetë ata, përmes një dyqani të lidhur me një person të afërt të drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Një tjetër denoncim ka të bëjë me kushtet e mensave dhe ushqimin e papërshtatshëm që u jepet ushtarëve, duke krijuar një mjedis të rrezikshëm dhe të pasigurt për shëndetin e tyre.Për më tepër, është bërë e ditur se ushtarët janë të detyruar të punojnë orë shtesë pa u paguar për to.

Një denoncim ka të bëjë me keqpërdorimin e vajzave ushtare. Sipas informacionit të siguruar, disa komandantë kanë kërcënuar ushtaret duke abuzuar seksualisht me to, duke u premtuar pozita më të mira pune ose duke i kërcënuar me ndëshkime të mëtejshme nëse nuk përmbushin kërkesat e tyre.

Denoncimi I

"Pershendetje joq. Meqenese keni hapur kte temen e FA ka mundesi ju lutem te beni nje postim me se cka ndodh gjithashtu me rekrutet (vajza) te cilat abuzohen seksualisht ne Bunavi tek shkolla e trrupes nga komandantet. Atyre ju premtohet pozicion i mire pune ne tirane ose me sakte kerrcenohen se do i lene roje nese nuk marrin ate qe kerkojn. Kam qene rekrut personalisht dhe kam hequr dore pikerisht nga keto padrejtesi. K.Dh. ishte njeri prej tyre me graden major komandanti i batalionit sib (stervitja idividuale baze). Ju kam shkruar dhe disa emisioneve investigative por nuk mund te futen te investigojne atje. Thjesht postojeni kte dhe t gjith ata qe e kan par me syte e tyre do flasin. Anonim ju lutem faleminderit!"

Për më tepër, ka denoncime që theksojnë se ushtarët nuk janë lejuar të marrin leje vjetore dhe janë të detyruar të bëjnë shërbime jashtë radhe pa pagesë, duke shkelur kështu ligjet e punës dhe rregullat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Denoncimi II

"Pershendetje joq lexova lajmin tuaj per punen e uniformave ushtarake dhe e konfirmoj qe esht mese e vertet. Para 1 viti esht vendosur per ndryshimin e uniformes ushtarake dhe kompania qe ishte pergjegjese per furnizimin me uniforma ka nderprer furnizimin per shkak se tenderi do i jepej nje kompanie tjeter qe ateher nuk ka patur me uniforma te reja. Per sa i perket lejeve vjetore i kemi per detyre t marim 27 dite n vit le qe smarim leje po bejm dhe sherbime jasht radhe te pa paguara ka patur raste dhe dy sherbime n dite te cilat nuk jan ber ne te njejtin vend sherbim por ne dy vende te ndryshme brenda nje dite per mos dal dy her i njejti emer ne nje grafik nën varsinë e algoritmit"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit