Tan Agolli sjell vërdallë SPAK-un/ I jep mbi 3,5 MLN EURO firmës 4-AM, Gjikuria hyri në garë ‘sa për numër’

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.09.2022, 15:40

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që drejtohet nga Tan Agolli është një nga institucionet që e lëshon dorën shumë në tendera dhe më së shumti abuzues, të cilëve nëse i hyn me detaje, kupton se sa shumë pasurohen drejtorët me taksat e shqiptarëve.

Së fundmi, Tan Agolli i ka dhënë më shumë se 3.5 milionë euro kompanisë 4-AM, gati sa fndi limit. Objekti i tenderit është “Transformimi urban në hapësira publike kryesore (rajoni 3 dhe 4). Ndërhyrje të transformimit urban – Shëtitorja Tushemisht dhe përmirësimi i segmentit rrugor Tushemisht-Dogana- Shën Naum” dhe autoriteti kontraktues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Fondi Limit në këtë tender është mbi 4 miliardë lekë.

Por çfarë ka ndodhur në këtë tender dhe pse themi që fituesi ka qenë i paracaktuar?

Në garë për këtë tender kanë qenë dy kompani, 4-AM dhe Gjikuria. Kjo e fundit, siç shihet edhe nga dokumenti i mëposhtëm, ka ofruar 50 MLN lekë mbi fondin limit. Pra, thënë shkurt, Gjikuria ka hyrë në garë, sa për të thënë që po bëhet garë dhe jo për të fituar.

Ndërkohë, kompania fituese, 4-AM, ka ofruar 415 MLN lekë të reja, ose gati sa 99,8% të fondit limit dhe është shpallur fituese.

Mjaftojnë këto fakte dhe SPAK duhet të zgjohet nga gjumi, pasi është absurde se si Tan Agolli, po sjell vërdallë çdo prokuror dhe nuk po hetohet, që prej skandalit me tenderin që u fitua nga kuzhinieri i restorantit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit