Muaji s’ka përfunduar ende por OSHEE i lëshon faturën e shkurtit, qytetari i revoltuar: Si është e mundur?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.02.2025, 22:40

Një qytetar ka denoncuar në JOQ Albania një fenomen shqetësues që lidhet me faturat e energjisë elektrike të lëshuara nga OSHEE.

Sipas denoncuesit, ai ka zbuluar përmes portalit e-Albania se fatura e muajit shkurt i është gjeneruar përpara përfundimit të muajit, gjë që e ka habitur dhe revoltuar njëkohësisht.

Denoncimi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ! Doja të bëja një denoncim anonim për faturën e OSHEE. Nuk ka përfunduar muaji shkurt dhe mua më ka dalë fatura e muajit shkurt. Sot e hapa nga e-Albania, kontaktova me OSHEE dhe më thanë se është normale. Më pas më thanë të bëja ankesë. Nuk e kuptoj si mund të dalë fatura e muajit shkurt ndërkohë që nuk ka mbaruar akoma muaji."

Si është e mundur që faturat të dalin përpara përfundimit të muajit?

Pyetja që ngre qytetari është plotësisht e arsyeshme. Nëse fatura duhet të reflektojë konsumin real të energjisë elektrike, si mund të lëshohet përpara se muaji të mbyllet? Kjo ngre dyshime mbi saktësinë e matjeve dhe mbi transparencën e OSHEE në raport me konsumatorët.

OSHEE duhet të japë shpjegime të qarta!

Nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për sistemin e faturimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Shumë herë janë raportuar raste të faturave të fryra, pagesave të pashpjegueshme dhe mospërputhjeve në konsum. Në këtë rast, OSHEE i ka sugjeruar qytetarit të bëjë ankesë, por a do të marrë ai një përgjigje konkrete?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit