Gjumi në të njëjtin shtrat nuk garanton gjithmonë harmoni në një marrëdhënie. Gërhitja dhe 'lufta për batanijen' në mes të natës mund të jenë burim shqetësimi për shumë çifte.
Megjithatë, një hap i thjeshtë mund të sjellë jo vetëm një gjumë më të mirë, por edhe një marrëdhënie më të lumtur: të flesh pa rroba.
Një studim i kryer nga Cotton USA zbuloi se çiftet që flenë të zhveshur janë më të lumtur se ata që flenë me rroba. Studimi, i cili përfshiu 1004 britanikë, analizoi zakonet e tyre të gjumit dhe lumturinë në marrëdhënie.
Rezultatet treguan se 57% e çifteve që flinin nudo deklaruan se ishin të lumtur së bashku, krahasuar me 48% të atyre që flinin me pizhame, 43% të atyre me këmishë nate dhe vetëm 38% të atyre që përdornin 'onesie'.
Sigurisht, këto të dhëna nuk janë përfundimtare dhe nuk ka prova të qarta se gjumi zhveshur është shkaku i lumturisë. Është po aq e mundur që çiftet e lumtura të jenë thjesht më të prirur të flenë pa rroba.
Megjithatë, Stephanie Thiers-Ratcliffe nga Cotton USA sugjeron se gjumi nudo rrit intimitetin dhe hapjen mes partnerëve, duke ndikuar kështu pozitivisht në marrëdhënien e tyre.
"Ka shumë faktorë që ndikojnë në suksesin e një marrëdhënieje," thotë ajo. "Por një element që shpesh neglizhohet është atmosfera në dhomën e gjumit."