Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.02.2025, 18:55

Tania Gomez, 32 vjeçe, u arrestua në Lanzarote pas një arratie prej gati katër vjetësh. E njohur si “mbretëreshë e kokainës” në Evropë, ajo akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash në Suedi.

Gomez dyshohet të ketë qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal në Stokholm, duke transportuar dhe shpërndarë drogë dhe para të paligjshme.

Para se të ekspozohej si kriminele, Gomez ishte influencuese në Instagram dhe drejtonte një shoqatë për shpëtimin e kafshëve, e cila, sipas Europol, ishte gjithashtu e përfshirë në trafikimin e tyre. Në vitin 2020, policia suedeze zbuloi një operacion ku u gjetën rreth një milion euro cash dhe 10 kilogramë kokainë, duke ngritur dyshime për përfshirjen e saj në rrjete mafioze.

Pas arratisjes nga Suedia, ajo dyshohet se jetonte në Spanjë, ku dhe u kap pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve spanjolle dhe suedeze. Gomez pritet të ekstradohet në Suedi, ku mund të përballet me një dënim deri në 14 vjet burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit