Supermarketet e oligarkëve po helmojnë shqiptarët, AKU jep alarmin për patetinat që s’i njeh askush

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.07.2022, 21:21

Sa për të thënë që nuk kanë qenë gjithë vitit me pushime, Jeta Dedës së AKU i është dëgjuar zëri sot pas shumë kohësh. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar konsumatorët për një lloj patetine që nuk i njihet as emri se nuk duhet ta konsumojnë pasi është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.

Bëhet fjalë për produktin e quajtur patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. Ky produkt jo se ka rezultuar i pakonsumueshëm nga analizat e AKU, por në analizat laboratorike të kryera në Gjermani në këto patatina. Pra AKU thjesht ka bërë zëdhënësin.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Ndërkohë që supernarketet e oligarkëve janë mbushur me ushqime të skaduara, me data të ndryshuara skadimi e jashtë çdo kushti konsumi, AKU sigurohet të heqë nga tregu patetinat që asnjë shqiptar me siguri s’i ka konsumuar ndonjëherë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit