Kali përplaset me portën e shtëpisë në Maminas

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.04.2025, 10:21

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak ditë më parë në një fshat pranë Maminasit, ku një kalë me karrocë është përplasur me portën e një shtëpie.

Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, duket qartë momenti kur kali përplas portën, ndërsa mbi të ndodhet një i ri që nuk arrin ta kontrollojë dot. Fillimisht dëgjohen hapat e shpejtë të kalit, i cili, sapo mbërrin në një kryqëzim rrugësh, nuk ndalon, por vazhdon drejt për t'u përplasur me portën.

Në ato çaste, karroca ngrihet mbi rrotat e pasme nga goditja, ndërsa një burrë që ndodhej aty pranë “tronditet” dhe kthen kokën i trembur. I riu që po drejtonte kalin zbret menjëherë për të ndaluar kafshën, ndërsa në ndihmë i vijnë disa të rinj nga shtëpia.

“Kjo esht nje ngjarje qe ka ndodhur ne nje fshat ne zonen e Maminasit”, shkruan qytetari që e ka raportuar rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit