Urbanët e Tiranës nuk ndalen më te terminali juglindor, kaos dhe vonesa për pasagjerët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.04.2025, 10:07

Qytetarët që përdorin shërbimin e transportit urban në Tiranë po përballen me vështirësi të mëdha pas disa ndryshimeve të papritura në stacionet e autobusëve.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, urbanat që lidhin terminalin lindor me qendrën e Tiranës nuk ndalen më në stacionin e terminalit të autobusëve, por te qendra tregtare TEG.

Ata kanë treguar se prej disa ditësh, në mënyrë të papritur e pashpjeguar, stacioni i urbanit drejt qendrës ka ndryshuar vend dhe pasagjerët e rretheve që vijnë me valixhe e çanta po hasin vështirësi për të gjetur vendin e duhur për të marrë autobusin.

Një qytetar që kishte ardhur nga Pogradeci ka treguar për JOQ se dje ka pritur më shumë se një orë për të marrë autobusin urban në terminal. Por pas një periudhe pritjeje të gjatë, një person i ka treguar se stacioni ishte zhvendosur te Tegu. Kjo ka shkaktuar shqetësim te shumë qytetarë, pasi shumica e udhëtarëve, përfshirë ata që ishin me valixhe, janë detyruar të ecin në këmbë deri te Tegu, ndërkohë që autobusët më parë ndaleshin direkt në terminal.

Deri tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për këto ndryshime dhe qytetarët kërkojnë që autoritetet të sqarojnë situatën dhe të sigurojnë shërbim të përshtatshëm për udhëtarët, veçanërisht për ata që janë me bagazhe, pasi po detyrohen të marrin taksi, që rrjedhimisht kanë kosto më të larta.

Denoncimi 1:

Pershendetje.. Jame nje qutetare qe perdore autobuzin nga qendra ne terminalin Fark..kemi qe mbreme qe dorollatemi per te mare autobuzin…nuk fime ku ta marim..ketu eshte ky personi me te zeza qe na thote nuk ka me autobuze ketu,duhet te ikni te BKT prapa TEG..Pyesim autoritrtet e Terminslit na thone stacioni eshte ne terminal..ju lutem na ndimoni ta zgjidhim..faleminderit

Denoncimi 2:

Pershendetje joq.erdha sot nga pogradeci zbres ne terminal dhe kam pritur nje ore urbanin dhe nuk erdhi isha me valixhe dhe vjen nje person i autobusave te saukut thot stacioni eshte te tegu si mund te vija me valixhe te tegu nderkoh autobusi duhet te vinte te terminali as autobusi saukut as autobusi stacionit te trenit nuk vjen te terminali nuk e kuptoj cpo behet te vim me valixhe te vemi deri te tegu gjithe ate rruge nderkohe autobusat urban vinin te terminali tani nuk vin me ne terminal por rrin te tegu Ka qe dje pasdite Gjithe njerzit me valixhe ben gjithe ate rruge per te shkuar tek tegu nga terminali. Fatorinot thane stacioni eshte ketu nuk eshte me te terminali Nuk jepnin shpjegim pavaresisht se njerzit se po benim fjale Njerzit vin dhe rrine aty pastaj vjen dikush i thot hajdeni te tegu

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit