Më 6 mars Ermira porositi 140 mijë lekë lule, një muaj iku dhe pagesa s‘është kryer

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.04.2025, 10:00

Një qytetare, pronare e një dyqani lulesh në Tiranë ka denoncuar një grua për mashtrim pasi ka blerë lule me vlerë 140 mijë lekë dhe s'ka bërë pagesën.

Pronarja e dyqanit, ka treguar për JOQ ALBANIA se më 6 mars, Ermira.Ç nga Bulqiza, pronare e një dyqani veshjesh, ka porositur lulet duke premtuar se do të kryente pagesën pas shitjes së tyre brenda disa ditësh.

Megjithatë, një muaj pas këtij premtimi, ajo nuk ka përmbushur detyrimin e saj dhe ka vazhduar të shtyjë pagesën me justifikime të paqëndrueshme. Pronarja e dyqanit të luleve i ka kërkuar pagesën Ermirës pothuajse çdo ditë, por sikur të mos mjaftojë papërgjegjshmëria në kryerjen e pagesës, ajo tani nuk i përgjgjet as mesazheve apo telefonatave të saj.

Pronarja thotë se kjo është një sjellje e papërgjegjshme dhe e turpshme, si dhe një tentativë e qartë për të përfituar në kurriz të tjerëve. Për momentin ajo nuk ka bërë denoncim në polici, por shpreson që me anë të këtij denoncimi të paralajmërojë bizneset e tjera për individët që tallen me djersën e tjetrit dhe mashtrojnë.

Denoncimi i qytetares:

Si je joq doja te denoncoja dicka. Ermira Ç nga Bulqiza, e cila drejton biznesin "MB" bëri një porosi prej 140,000 lekësh për lule tek une më 6 mars, duke premtuar se do të na kryente pagesën sapo t’i shiste, brenda disa ditësh. Që atëherë ka kaluar më shumë se një muaj dhe ajo na ka mashtruar vazhdimisht me justifikime boshe, duke shtyrë pagesën në mënyrë të qëllimshme. Jo vetëm që nuk ka përmbushur detyrimin e saj, por tani ka ndaluar çdo komunikim dhe nuk hap më as telefonin. Kjo është sjellje e papërgjegjshme dhe e turpshme, një tentativë e qartë për të përfituar në kurriz të tjerëve!

Sepse kam menduar qe do i sjell prandaj nuk e kam bere denoncimin. Ju shkruajta juve qe te marrin nje mesim mos te tallen me djersen e tjetrit keshtu jo vetem ajo por te gjith ato qe bejne mashtrime te tilla. Nuk e ka hapur telefonin. Mesazhi fundit qe ka shkruar ajo zonja Eshte me date 14 mars

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit