Shqiptari u vra për një mosmarrëveshje pronësie në Shqipëri, babë e bir në pranga

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.04.2025, 10:19

Detaje të reja janë zbardhur rreth vrasjes së 43-vjeçarit shqiptar Vladimir Topjanas në Fontanafredda, Itali.

Shqiptari ndodhej në lokal bashkë me djalin e tij për të ndjekur ndeshjen Roma-Juventus, kur u ekzekutua me tre plumba nga 34-vjeçari Roger Shota.

Në momentin e vrasjes ka qenë edhe i ati i 34-vjeçarit, Pren Shota, i cili gjithashtu është arrestuar nga policia. Sipas hetuesve italianë, 43-vjeçari Topjana është vrarë për një mosmarrëveshje pronësie në Shqipëri.

Viktima dhe autori kishin njohje me njëri-tjetri, madje familjarët konsideroheshin miq. Por mbrëmjen e së dielës, autori 34-vjeçar dhe babai 66-vjeçar kanë shkuar në lokalin ku ndodhej shqiptari dhe pas një debati me tone të larta, Roger Shota e ka qëlluar 3 herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj autori dhe babai i tij janë larguar me një "Audi" të bardhë por janë arrestuar pak orë më vonë. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit