Ç’po ndodh në Durrës: “Kanale serbe shfaqen në ekran në vend të televizioneve shqiptare”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.04.2025, 21:39

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar pranë redaksisë sonë një situatë mjaft të çuditshme që po ndodh me transmetimet televizive në zonën ku ai banon. Sipas tij, në vend të televizioneve shqiptare, në televizorin e tij po transmetohen kanale serbe si “1Prva” apo “TV Vijesti”.

"Përshendetje JOQ. Kam një televizor Fuego me dekoder të inkorporuar, që gjithmonë ka kapur vetëm kanalet shqiptare pa pagesë. Sot, kur ndeza televizorin, në vend të TV Klanit u hap një kanal serb. Nuk kam fare pajisje shtesë për të kapur kanale të huaja, por tani më dalin disa kanale serbe të panjohura, në vend të atyre shqiptare", shprehet qytetari.

Ai thekson se situata është shqetësuese, pasi jo vetëm që nuk arrin të shohë kanalet kryesore shqiptare, por edhe për faktin që kanalet e huaja po zëvendësojnë ato vendase pa ndonjë shpjegim.

Nga fotot e dërguara, në listën e kanaleve të televizorit shfaqen fillimisht kanalet e RTSH-së dhe më poshtë, midis kanaleve shqiptare, duken edhe emrat e kanaleve serbe.

Qytetari kërkon që ky problem të zgjidhet sa më parë dhe u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të reagojnë. JOQ Albania do të ndjekë nga afër këtë situatë dhe do të kërkojë shpjegime zyrtare nga AMA dhe institucionet përkatëse të transmetimeve dixhitale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit