Skënder Lufi, një prej oligarkëve më të mëdhenj në fushën e Shëndetësisë, i vetëm apo edhe në bashkëpunim, ndër vite ka mundur të vjelë nga Buxheti i Shtetit shifra të majme. Mënyra se si ka mundur deri më sot të vazhdojë i paprekur megjithëse ka përfituar miliarda para të popullit shqiptar jo vetëm në shkelje me ligjin, por edhe i favorizuar nga institucionet shtetërore, i takon strukturave përkatëse për t’u hetuar, gjithmonë nëse në Shqipëri ekzistojnë të tilla! Detyra jonë si media është të bëjmë transparente procedurat se kujt i shkojnë taksat e shqiptarëve, për çfarë shërbimesh dhe për çfarë arsyesh i jepen personave të caktuar në shkelje me ligjin themeltar.
Këtë radhë Lufi ka përfituar 160 MILIONË LEKË nga QSUT për mirëmbajtje pajisjesh mjekësorë në institucionin që drejtohet nga Enkelejd Joti, një prej favorizuesve më të mëdhenj klientelistë të oligarkëve që denoncojmë çdo ditë në artikujt tanë. Me anë të një Procedure të Hapur, ai është shpallur fitues në këtë tender si garues i vetëm i kësaj procedurë publike që është shënuar si REDFLAG për mungesë konkurrence. Pra e thënë thjesht Lufit ia kanë dhënë në dorë 160 MILION LEKË nga taksat tona.
Nëse nuk ju kujtohet, Lufi është zotëruesi me 100% të aksioneve të kompanisë MONTAL, një prej përfitueseve më të mëdha të tenderave në fushën e Shëndetësisë, përkatësisht 156 kontrata me vlerë 7.3 MILIARDË LEKË.
Lufi është një nga ata oligarkë që i respekton partnerët e tij dhe bën pjesë në një TRUST midis kompanive të Shëndetësisë që zbatojnë ofertën e mbuluar në proceduar e tenderimeve publike. Ndër të tjera, ai është një bashkëpunëtor besnik i Klod Allajbeut të Spitalit American, e jo vetëm pasi shpeshherë bashkë me disa kompani të tjera të “lidhjes së gjakut” të kompanive të Shëndetësisë, përmendim këtu OES Distrimed të Jahos dhe Rizajt, BIOMETRCIS të Artur Kadaresë, EUROMEDIN e Engjëll Hoxhës dhe Hervin Forës e mos lënë pa përmendur FARMANET-in e Kol Topçiut, marrin pjesë në procedurat e tenderimeve publike fiktivisht duke mos dhënë ofertë ekonomike për të respektuar ligjin e konkurrencës dhe duke i dhënë mundësi kolegëve të fitojnë paratë e shqiptarëve qyl.
Përmendëm se Lufi i bën respektin Klod Allajbeut për faktin se ky i fundit është klient i tij. MONTAL i ofron Spitalit Amerikan shërbimin e mirëmbajtjes së pajisjeve të Dializës dhe furnizimin me solucione Dialize, koncesion ky të cilin Allajbeu e fitoi sëbashku me kompaninë, dikur të vajzës së xhaxhait të tij, EVITËN, për 8.4 MILIARDË LEKË.
Një fakt tjetër sepse ju tingëllon i mjegullt emri i Skënder Lufit është fakti sepse gjatë kohës së pandemisë, u përfshi në listën e oligarkëve të pangopur të Shëndetësisë të cilët abuzuan me çmimet e maskave dhe dezinfektantëve me popullin shqiptar, duke i çuar çmimin në stratosferë, veprim ky për të cilin, së bashku me “kolegët e tij përfitues të parave publike” u gjobitën me një shumë minimale nga Autoriteti i Konkurrëncës.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.