TRUSTI i Oligarkëve të Shëndetësisë| MILIARDA € për OES DISTRIMED, si u bë SHKRUMB E HI tenderi sekret

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.11.2020, 20:34

OES DISTRIMED SHPK (10 MILIARD)-Kompania e Ermal Rizajt dhe Orjada Jahos zë vendin e 3-të nga kompanitë oligarkike që kanë përfituar më shumë para nga institucionet e Aparatit të Shëndetësisë.

Pak kohë më parë në media qarkulloi një denoncim, cili u faktua me prova, me anë të një email-i që vërtetonte se në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, pikërisht në zyrën e Prokurimeve Publike, aty ku bëhen pisllëqet më të mëdha e vidhen miliarda nga paratë e qytetarëve shqiptarë, kishte rënë zjarr! Në email-in drejtuar stafit të MSH, më 16 Prill 2020, shkruhej: “Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit.” Rojet e godinës shtetërore konfirmuan ngjarjen, teksa paturpësisht gjithçka u mohua nga ministresha Manastirliu.

Sipas denoncimeve në atë kohë pandemie, kohë kjo kur kishin fluturuar thasët me paratë e taksave tona nëpërmjet tenderimeve sekrete me blerje maskash e tamponësh me vlerë 3-fish tek klientët e qeverisë e oligarkët e shëndetësisë, një numër i madh dokumentesh ishin djegur, përfshirë këtu kontrata publike. Ngjarja u mbajt pothuajse e fshehtë nga sytë e publikut nga ky institucion, teksa pikëpyetja e vetme që bie është... Dokumentet e kujt kontrate publike të lidhur po digjte ministria për të zhdukur provat? Në fakt janë aq shumë kontrata për t’u zhdukur, ashtu siç zhduken paratë e shqiptarëve nga qeveritarët, sa nuk do ishte çudi që të mos gjendej më asnjë provë që vërteton se sa thellë është zhytur kjo qeveri në korrupsion dhe klientelizëm.

Muajt e pandemisë, ishin ato që shënjuan lëshimin e dorës dhe pasurimin e klientëve të qeverisë nga “vjelja” e shqiptarëve të varfër, për arsye se gjatë asaj periudhe u lëvruan kontratat sekrete me vlerat më të majme që mund të kishte lëshuar ndonjëherë kjo ministri që merr pjesën më të madhe të Buxhetit të Shtetit. SPAK nisi një verifikim mbi tenderat e dyshimtë të Ministrisë së Shëndetësisë të kallëzuar nga opozita si korruptivë, përfshirë këtu atë për blerjen e maskave për personelin mjekësor, kite testimi (tamponë) për pacientët e dyshuar me COVID, respiratorëve dhe mjeteve të tjera për të përballuar pandeminë, por gjithçka u zhduk në ajër dhe nuk u bë më asgjë e ditur në lidhje me abuzimet e bëra me paratë e taksave tona. Një tampon kushton me çmim normal tregu 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa në tenderin e hapur Ministria e Shëndetësisë e bleu për 85 mijë lekë të vjetra me shumicë, që do të thotë 4 persona më pak të testuar.


RIKUJTESË

Kompanitë e oligarkëve shqiptarë në Shëndetësi që janë “gostitur me gjakun e shqiptarëve” gjatë pandemisë:

Tre muaj pasi Koronavirusi rrënoi fizikisht dhe ekonomikisht popullin e varfër shqiptar, Manastrirliu i akordoi shumën galopante Rizajt dhe Jahos me procedurë të mbyllur, në një kohë kur një tender i tillë nuk ishte i domosdoshëm.

  • 500 MIJË EURO për “BIOMETRIC” Artur Kadareja- Blerjen e tamponëve për kryerjen e testeve për COVID-19.
  • 3.5 MILIONË EURO “EUROMED” Hervin Fora bashkuar me “FARMA NET ALBANIA” Kol Topçiu-Furnizimin me pajisje mbrojtëse për Covid-19.

20 MILIARD LEKË ME “TRUST” MIDIS OLIGARKËVE TË SHËNDETËSISË

10 MILIARD LEKË në Lotin 1 për “MONTAL” Skënder Lufi bashkuar me "BIOMETRIC” e Artur Kadaresë dhe 10 MILIARD LEKË për Lotin 2 për “OES DISTRIMED” Ermal Rizaj, Orjada Jaho bashkuar me “EUROMED” Hervin Fora për tenderin me objekt “Materiale të përgjithshme për nevoja spitalore”.

Tallja me paratë e shqiptarëve

Mesa duket oligarkët e Shëndetësisë kanë krijuar një trust të fuqishëm në këtë sektor dhe i japin “një dorë” njëri tjetrit kur bie fjala për të ndarë paratë publike. Ata paraqiten me kompanitë e tyre në garat e kontratave publike jo për të fituar, por vetëm fiktivisht në mënyrë që të sigurohet ligji i konkurrencës dhe garës, por ata nuk paraqesin ofertë ekonomike duke e vetë-skualifikuar kompaninë e tyre dhe duke ia lënë fitoren, oligarkut shok. Kështu në shenjë falënderimi oligarku shok, ia kthen oligarkut “vetë-sakrifikues” duke ndërruar rolet në garën e ardhshme të prokurimeve publike dhe duke e lënë të viktimizuarin të fitojë paratë e shqiptarëve.

Në katër kompanitë e 20 MILIARDËSHIT, “OES DISTRIMED”, “EUROMED”, “MONTAL” dhe “BIOMETRIC” është aplikuar e njëjta skemë në 20 tendera me vlerë fondi limit mbi 100 mijë euro (2017-2020).

Qokat brenda rrethi oligarkik për OES DISTRIMED

Në Janar 2020, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbyll tenderin “Loti 1 Materiale për Trajtim Vaskular Kirurgjikal”, me fond limit rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH.

Tenderi fitohet nga “OES Distrimed”. Në garë morën pjesë edhe “Euromed” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan, pasi nuk kishin paraqitur ofertë ekonomike dhe dokumentacion.

Në Dhjetor 2019, QSUT shpall kompaninë ‘OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale mjekimi stapler për QSUT”, me fond limit mbi 650 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrte pjesë edhe “Biometrik”, e cila u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.

Në Gusht 2019, QSUT shpall kompania ‘OES Distrimed” fituese në tenderin “Loti 3-Pacemaker me antibiotik”, me fond limit rreth 100 mijë euro bashkë me TVSH.

Në këtë tender merrnin pjesë edhe “Montal” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan për mos-paraqitje oferte.

Po në Gusht 2019, ‘OES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Loti 7 – Transcatheter aortic valve implantation / Kompleksi i materialeve per stente valvulare aortal (TAVI)”, me fond limit rreth 200 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe dy kompani të tjera, njëra prej tyre “Montal” shpk. Kjo kompani u skualifikua, pasi nuk kishte dorëzuar ofertë ekonomike.

Në Korrik 2019, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale konsumi për shërbimin e Hemodinamikës së QSUT, SU “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër dhe Spitalin Rajonal Fier”, me fond limit rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe katër kompani të tjera, mes të cilave edhe “Biometrik” dhe “Montal”. Të gjitha kompanitë u skualifikuan për shkak se nuk kishin dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Gusht 2018, QSUT shpall kompaninë ‘OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale mjekesore Stapler ne QSUT”, me fond limit mbi 300 mijë euro me TVSH.

Në procedurë merrnin pjesë edhe katër konkurentë të tjerë, mes të cilëve “Montal” dhe “Euromed”. Të dyja u skualifikuan, pasi nuk kishin paraqitur ofertë ekonomike.

– Në Qershor 2018, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” në tenderin Lot. 3 Blerje ballona, kateter guide dhe gida angioplastike”, me fond limit total prej rreth 500 mijë euro me TVSH

Në garë merrnin pjesë edhe dy kompani të tjera, një prej të cilave “Euromed”. Ajo u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.

– Po në Qershor 2018, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” fituese në tenderin “Loti 7, Blerje stenta të medikuara”, me fond limit rreth 400 mijë euro me TVSH.

Në garë merrnin pjesë edhe 4 kompani të tjera, mes të cilave “Euromed”. Kjo kompani u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.


Një tampon 85 mijë lekë tek klienti i qeverisë OES DISTRIMED

Asnjë shpjegim nuk është dhënë nga qeveria për tenderin sekret për tamponët të blerë me 4-fishin e çmimit të tregut tek një prej kompanive të trustit në Shëndetësi, OES DISTRIMED.

Shëndetësia e Rilindur ishte e gatshme të paguante çfarëdolloj çmimi për kompaninë që do i siguronte tamponët e Covid brenda dy orësh. Mos u çudisni sepse ishte ky kushti i habitshëm kriter në tenderin sekret. Por siç i thonë me shkathëta më e shpejta u tregua OES DISTRIMED dhe futi në xhep 8.5 milionë lekë pa TVSH. Qeveria nuk publikoi as emrin e kompanisë që do furnizonte Shëndetësinë e Rilindur dhe as shumën e tenderit. Sipas asaj që shkruhej në kontratë, kompania ka patur 2 orë kohë të sigurojë tamponët, për t’i ngarkuar dhe transportuar ato nga depot e veta drejt QSUT-së.

Kjo kontratë u miratua menjëherë si pjesë e procedurave të prokurimit në periudhë gjendjeje të jashtëzakonshme dhe u firmos me urdhër të liderit suprem, por për këto procedura prokurimi nuk është përcaktuar as vlera financiare dhe asnjë detaj tjetër siç e parashikon një vendim qeverie i firmosur nga kryeministri ku qartësohet: “Kontrata e lidhur, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe firmës së përzgjedhur, pasqyrohet në tekstin e publikuar, bashkëlidhur këtij vendimi”. Në “Fletoren Zyrtare”, nuk janë publikuar as kontratat me vlerat dhe kushtet e tyre.

OES DISTRIMED ishte në listën e zezë të kompanive të oligarkëve të shëndetësisë që vodhi shqiptarët gjatë pandemisë, duke i shitur maska apo dezinfektantë me çmim më të lartë se normalja e tregut duke i zhvatur kështu në një prej periudhave më ekonomiko-të rrënueshme për xhepat e popullit të varfër.


ANALIZË/ SA PARA KA PËRFITUAR KJO KOMPANI NGA TAKSAT E SHQIPTARËVE?

Numrin më të madh të tenderave në Shëndetësi kjo kompani i ka përfituar nga QSUT, 69 të tillë me vlerë mbi 5.6 MILIARD LEKË PA TVSH. Për shkak të TRUSTIT me 3 kompanitë e tjera oligarkike, që “vetësakrifikohen” ta shpallin fituese, kjo kompani është ën rregull me parimin e konkurrencës duke patur 53% të tenderave me 4-10 operatorë konkurrues. 21.8% të numrit të tenderave të fituar i ka me shtesë kontrate, që do të thotë shtesë në vlerë monetare për shërbimin e kryer. 47.7% të kontratave publike i ka përfituar me Procedurë të Hapur, që përkthehet thjesht në “Para në Dorë”, procedura këto që shihen si të dyshimta për favorizime klienteliste, kur bëhen paraprakisht marrëveshje me institucionin prokurues kundrejt një të mire, shërbimi apo vlerë tjetër.

MBI 10 MILIARD LEKË PA TVSH është shuma e llogaritur për këtë kompani, e përfituar në kontrata publike nga institucionet e Shëndetësisë për 174 tendera, 42 prej tyre të shënjuar si FLAMUJ TË KUQ.

Gjatë periudhave (2014-2020), kjo kompani ka përfituar në total mbi 1.2 MILIARD LEKË PA TVSH nga Buxheti i Shtetit transaksione nga Thesari.


“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit