Oligarkët e Shëndetësisë Ping-Pong me paratë e Shqiptarëve! SKËNDER LUFI përfiton 200 MILION të tjera

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.10.2020, 22:03

MONTAL SHPK, kompania e oligarkut Skënder Lufi është një prej kompanive gjigante të Shëndetësisë që ndër vite ka bërë kërdinë me Fondet e Buxhetit të Shtetit. E veçanta qëndron se kjo kompani zë dy vende shumë të rëndësishme të tabelën e renditjes së kompanive që kanë “ngrënë” paratë e shqiptarëve. Përsa i përket vlerave të marra nëpërmjet tenderave në fushën e Shëndetësisë, kjo kompani renditet në vendin e 8 si përfituese e 5 MILIARDË LEKËVE pa TVSH e vetme dhe po ashtu renditet në venin e 9, po në këtë tabelë, si përfituese e 5 MILIARDËVE të tjera në bashkim me kompaninë tjetër oligarke të shëndetësisë BIOMETRIC ALBANIA SHPK, për të cilën do të flasim në ditët në vijim.

Pyetja që bie, është pse zotëruesi i kësaj kompanie Skëndër Lufi, i cili ka përfituar tendera në shkelje, nuk hetohet nga SPAK? Shpërdorimi i fondeve publike të sektorit të shëndetësisë, sektorit më të rëndësishëm në vend, është bërë si të dalësh për pazar te tregu i shumicës.

Një tjetër 200 MILIONSH i vogël nga taksat e shqiptarëve i është dhënë kësaj kompanie 7 ditë më parë! Tenderi i klasifikuar si REDFLAG-Loti 3 i tenderit me objekt “Pajisje radiologjike” për Spitalin e Kukësit, me vlerë rreth 200 MILIONË Lekë me TVSH i është dhënë Lufit, totalisht në shkelje për “Skualifikim të të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit.” Në dokumentet e tenderit vihen re disa ndryshime të dyshimta që janë bërë në specifikimet teknike të pajisjeve mjekësore që kërkohen, gjë që çon në spekulimin se një kompani e caktuar është favorizuar për të përfituar 200 MILIONSHIN e Lotit 3, në këtë rast MONTAL.


QSUT është institucioni i Shëndetësisë, nga i cili kjo kompani ka përfituar tenderat me vlerën më të lartë! Përkatësisht 84 të tillë me një vlerë MBI 4 MILIARD LEKË pa TVSH.

68.5% të tenderave që ka përfituar, kjo kompani i ka fituar si operator i vetëm në garë, pa konkurruar me asnjë tjetër dhe 63% të tyre me Procedurë të Hapur, ndërsa 22,7% me Shtesë Kontrate. Kompanisë së Lufit nuk i duhet të konkurrojë për të përfituar para publike, e përkundrazi përfiton edhe vlerë shtesë për MILIARDAT që i jepen.

Në 154 tendera, kompania e Lufit ka përfituar vlerën prej MBI 7 MILIARD Lekë me TVSH.

79 prej tyre me FLAMUJ TË KUQ!!!


BASHKIMI ME BIOMETRICS ALBANIA SHPK, KRYQËZIMI I KOMPANIVE TË SHËNDETËSISË

Sëbashku me partnerin BIOMETRICS ALBANIA SHPK dhe disa kompani oligarkike të tjera të mëdha të kësaj fushe, MONTAL është bërë pjesë e një loje të bukur kryqëzimi tenderuese. Me sa duket këto kompani, së bashku me dyshen tjetër O.E.S DISTRIMED-IN e Orjada Jahos e Ermal Rizajt DHE EUROMED-IN e Hervin Forës bëjnë pink-pong tenderash, që nga koha kur ministër Shëndetësie ka qenë Beqaj e më pas Manastirliu. Loja funksionon me këto rregulla të thjeshta: Kur MSH hap një tender, të gjitha kompanitë marrin pjesë në mënyrë që të sigurohet konkurrenca, por disa prej tyre nuk ofrojnë ofertë ekonomike në mënyrë që fitues i tenderit të shpallet kompania tjetër që ka marrë pjesë së procedurën tenderuese.

MONTAL dhe BIOMETRICA kanë fituar me 9 Mars 2016 tenderin me objekt “Blerje materiale mjekimi të përgjithshme për nevojat e institucioneve spitalore” për 164.4 MILIONË LEKË, 2% poshtë fondit limit, teksa kompanitë e lartpërmendura nuk kanë ofruar ofertë ekonomike, duke shpallur fituese automatikisht dyshen.

Në tenderin e dytë me objekt “Blerje materiale mjekimi konsumabël dhe kirurgjikale për nevojat e institucioneve spitalore” me vlerë 171.7 MILIONË LEKË, është shpallur fitues OES DISTRIMED DHE EUROMEDICA. Ironia qëndron në faktin se MONTAL DHE BIOMETRICA kishin marrë pjesë në këtë tender, por pa dhënë ofertë ekonomike duke shpallur automatikisht fitues dyshen tonë të dytë.

Kjo është një skemë që quhet në fushën e tenderimeve si “OFERTA E MBULUAR”. Kompanitë mbulojnë njëra -tjetrën dhe bëjnë marrëveshje edhe me institucionin tenderues, në këtë rast Ministria e Shëndetësië për t’i përfituar tenderat me radhë. Operatorët bien dakord më përpara se cili do të jetë fituesi. Kjo skemë është e njohur nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka aplikuar shpesh gjobitjen e kompanive pjesëmarrëse në tendera publikë. Në një vendim të para disa viteve, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se, në rastet e “ofertës së mbuluar”, ofertat e paraqitura “janë shumë afër fondit limit dhe lëvizin shumë pak njëra nga tjetra, duke realizuar objektivin e rritjes së ofertës fituese dhe si rezultat, edhe shumës që fituesi i ofertës do të marrë”.

Pasimi i Parave Publike në duart e oligarkëve është i frikshëm miq... dhe ky është vetëm një nga shembujt konkretë!


“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit