“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.09.2020, 22:50

PJESA I

Institucionet e Aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë janë ato që lëshojnë tenderat më të kripur ndër çdo ministri të shtetit, tendera me vlerë aq të kripur sa nëse keni vullnetin për të lexuar artikullin e për të mësuar se kujt oligarku të vendit i shkojnë paratë e Buxhetit Publik që rrjedh nga taksat e qytetarëve, mund të bëheni me gurë në veshka... Janë një grusht i ngushtë kompanish oligarkësh, kryesisht farmaceutike e barnash që përfitojnë grushtat me euro nga MSH në shifra marramendëse.

Me pak fjalë, që ta themi thjesht dhe ta bëjmë të kuptueshme për të gjithë, mjafton të kujtojmë koncesionet e fundit të shtetit shqiptar në këtë fushë me vlera miliardash tre-shifrore, për të kuptuar sa i rëndësishëm është ministri i Shëndetësisë për Qeverinë dikur Beqaj e sot Manastirliu, për aferat që bën me klikën e ngushtë të Qeverisë dhe Kryeministrit me emra si Vilma Nushi, Klodian Allajbeu, Sokol Topçiu, Janis Karathano, Nikolin Jaka, Merita Sheqi e shumë të tjerë që do i bëjmë publikë në shkrimet në vijim.

Kompanitë që do të paraqesim më poshtë, janë ndër disa, të renditura sipas radhës, që kanë përfituar tendera në fushën e shëndetësisë në vlera të frikshme. Se kujt i përkasin këto kompani, në administrimin e kujt janë dhe në tutelën e kujt fshihen në të vërtetë, analizën e detajuar do e bëjmë publike ditët në vijim, shoqëruar me transaksionet përkatëse që kanë përfituar nga institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kliko këtu për të parë dokumentin me listën e plotë të bizneseve që kanë fituar miliarda-Kompanitë

RENDITJA E 10 KOMPANIVE QË KANË PËRFITUAR SHIFRAT MË TË LARTA NGA INSTITUCIONET E APARATIT TË SHËNDETËSISË (Shifrat në Lekë pa TVSH)

  1. Devis SHPK (11 MILIARD)
  2. BIOMETRIC ALBANIA SHPK (10 MILIARD)
  3. OES DISTRIMED SHPK (8 MILIARD)
  4. MEGAPHARMA SHPK (8 MILIARD)
  5. PEGASUS SHPK (7 MILIARD)
  6. SHPRESA SHPK (6 MILIARD)
  7. SORI-AL SHPK (6 MILIARD)
  8. MONTAL SHPK (5 MILIARD)
  9. MONTAL SHPK bashkuar me BIOMETRIC ALBANIA SHPK (5 MILIARD)
  10. EUROMED SHPK (5 MILIARD)

Tendera sipas konkurrueshmërisë

  • 1 Operator- 56.5%
  • 2-3 Operatorë- 36.3%
  • 4-10 Operatorë-12%
  • Mbi 10 Operatorë-0.8%

Në tenderat e lëshuar nga MSH, figuron një fakt interesant... si] paraqitet edhe në skicën e mëposhtme, kuptojmë se 56% e tenderave të lëshuara në fushën e shëndetësisë i jepen një operatori pa konkurruar fare me procedura tenderuese si negocimi i drejtpërdrejtë. Vetëm 36% me 2-3 operatorë në garë, edhe këto, kompani të klikës qeveritarë sa për të thyer “klishenë” e qokave dhe për të qenë “në rregull me ligjin”. 4-10 operatorë vetëm 12% dhe mbi 10 operatorë 0.8%.

Numri i tenderave sipas llojit të procedurës

  • Procedurë e Hapur-32.5%
  • Kërkesë për Propozim-31.2%
  • Procedurë me negocim-18.5%
  • Shtesë Kontrate-9.5%
  • Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër-5.7%
  • E hapur, mbi kufirin e lartë monetar-1.5%
  • Blerje me vlerë të vogël-0.7%

Procedura tenderuese që mbizotëron në Shëndetësi është Procedura e Hapur, e aplikuar në 32% të tenderave të shpallur fitues, procedurë e cila nuk ka nevojë të argumentohet nga autoriteti kontraktor. E dyta në radhë vjen ajo më e përdorura në përgjithësi në prokurimet publike, “Kërkesë për propozim” me 31%, ku autoriteti kontraktor fton për të marrë pjesë të paktën 5 operatorë ekonomikë, por 4 prej tyre nuk paraqesin ofertë ekonomike, pra janë konkurrentë fiktivë dhe në tender shpallet fitues një kontraktor i paracaktuar.

Më pas renditet procedura me “Negocim të hapur apo të mbyllur” pra me ose pa shpallje paraprake të njoftimit 18.5%, publikisht ose në hije me një kompani të caktuar, pasuar nga “Shtesat e Kontratës” 9.5% me një operator, kur autoriteti kontraktues nuk i ka marrë parasysh nevojat e reja që mund të lindin kur është shpallur procedura dhe nuk e kalojnë 20% të vlerës së kontrates fillestare. Kjo ndodh zakonisht në tenderat me procedurë prokurimi negocim pa shpallje paraprake. “E Hapur mbi Kufirin Monetar” 1.5%, kompanitë që i jepen tendera me një të rënë të lapsit, thjesht sepse i teket autoritetit kontraktor dhe për më tepër ofertë fituese e zgjedhur tejkaluar fondit limit. “Blerje me vlerë të vogël” 0.7%, prokurimet me vlerë të vogël që i jepen si qoka kompanive favorite, doza të vogla por të shpeshta.

Sokol Topçiu/ Klodian Allajbeu/ Vilma Nushi

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit