Shitja e kanabisit ilegal është një biznes i madh. Policia britanike ka zbuluar se shtëpitë me tarraca janë të preferuara për ata që duan të bëjnë para nga kultivimi dhe rritja e lëndëve narkotike. Kur të rritet plotësisht, të korret dhe të thahet, secila 'fermë' mund të jetë me vlerë qindra mijëra paund. Por të rinjtë që punojnë dhe kujdesen për rritjen e tyre janë ata që paguhen më pak dhe shpeshherë arrestohen gjatë sulemve të policisë. Të rinjtë shkojnë në Britaninë e Madhe por për shkak të pamundësive ekonomike zgjedhin të bëjnë këtë punë duke jetuar në kushte skandaloze dhe pranojnë të gjithë rrezikun. Shumë njerëz që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar shumë prej tyre nuk flasin anglisht dhe pa zgjidhje tjetër pranojnë të bëjnë këtë punë për të shlyer borxhet ndaj bandave kriminale. Dikur në Teesside prodhuesit e kanabisit vinin nga Vietnami, por tani gjerat kanë ndryshuar, shqiptarët mbajnë vendin e parë. Për muaj të tërë, ky lloj emigranti mbyllet me vullnetin e tij nëpër shtëpi, në të cilat kultivohet hashash me llampa eletrike dhe sipas sipërmarrjeve të organizuara.
Në muajt e fundit, Teesside Live ka mbuluar një numër shumë të madh seancash dëgjimore në të cilat të rinjtë shqiptarë janë dërguar në burg për rritjen e kanabisit. Në shumë prej atyre rasteve, ata nuk kishin ide se po silleshin në Teesside për të punuar në një fermë droge, më shumë që thanë se po shlyenin borxhet ndaj bandave kriminale. Por kishte edhe të tjerë që e dinin punën që do të bënin, por nuk treguan se kush qendron në krye të këtyre punëve. Një avokat tha se klienti i tij "ishte joshur për të ardhur siç ndodh shpesh, me premtimin e punësimit të ligjshëm", por kur ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, atij iu tha se ruajtja e shtëpive të drogës "është se si paguani tarifën tuaj". Shitësit e drogës e dinë se ky njeri mund të flijohet në mënyrë të sigurt.
Burimi:gazzetelive.uk Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA