Këtë vit, kryeministri Edi Rama, shijoi pushimet e tij në jug nën shoqërinë e presidentit kroat Zoran Milanoviç.
E teksa u fol për pushimet e tyre luksoze, miku i Ramës ka ardhur në Shqipëri me një mjet tepër të veçantë. Mediat kroate kanë hedhur dritë mbi mjetin me të cilin Milanoviç udhëtoi.
Mësohet se ai mbërriti në Shqipëri me mjetin lundrues “Uчкаka”, e cila është një anije luftarake, ekskluzive e familjes presidenciale kroate.
Kjo anije e quajtur më parë, "Podgorka" fillimisht ishte anija ekskluzive e presidentit jugosllav Josip Broz Tito, ku ky i fundit ka mirëpritur disa prej mysafirëve më të mëdhenjtë e historisë botërore, një prej tyre edhe udhëheqësi i Libisë Muammar al-Gaddafi.
Anija Ucka është e vetmja anije presidenciale e Marinës Kroate. Ajo është e ruajtur jashtëzakonisht mire dhe përdoret për të pritur miq ekskluzivë. Ende nuk dihet nëse Rama ka kalur disa momente brenda “jahtit” të famshëm.