Biznesmen me lekët e fshatarëve që mashtronte! Arbër Çela “koka” e XUEX në Lushnje?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2025, 15:16

Pas denoncimeve të vazhdueshme nga JOQ ALBANIA për skemat e reja piramidale që po fundosnin mijëra shqiptarë dhe financat e tyre, Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur një prej këtyre skemave që operonte në disa qytete të Shqipërisë, duke finalizuar operacionin e koduar “Xuex” me arrestimin e gjashtë personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Të arrestuarit janë: Arbër Çela, 38 vjeç, Emanuel Taullau, 21 vjeç, Flavio Mukaj, 23 vjeç, Marius Kodra, 28 vjeç, Brunilda Todi, 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini, 38 vjeçe, ndërsa Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku, burrë dhe grua, të dy 35 vjeç janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve për JOQ ALBANIA, Arbër Çela, 38 vjeç, dyshohet të jetë një nga organizatorët kryesorë të kësaj skeme mashtruese, edhe pse policia e ka prezantuar si agjent terreni, ndoshta për t’i lehtësuar akuzat.

Çela rezulton të jetë pronari i një biznesi, piceri "La Bontà" në Lushnje dhe njëkohësisht sponsor i ekipit lokal të futbollit, KF Lushnja.

Referuar denoncimeve të mbërritura në redaksinë tonë, Çela njihet për stilin e jetesës luksoze, lidhjet e tij me figura lokale të njohura, kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa por edhe futbollistin lushnjar të Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj.

Sipas qytetarëve, Çela përdorte paratë e përfituara nga mashtrimet te fshatarëf për të mbështetur financiarisht ekipin e futbollit dhe për të ndërtuar një imazh të suksesshëm biznesmeni në komunitet.

Hetimet e deritanishme tregojnë se individë si Arbër Çela vepronin si agjentë në terren, duke promovuar dhe rekrutuar qytetarë për të investuar në platformat fiktive “XUEXA” dhe “TXEX”, që premtonin fitime të larta nga investimet në kriptomonedha. Udhëzimet për investime jepeshin përmes aplikacionit “Telegram”, nga një identitet i rremë i quajtur “Leo Smith”.

Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, pas një sërë denoncimesh nga qytetarë dhe sinjalizimeve të vazhdueshme nga JOQ Albania. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 50 telefona, 11 kompjuterë, hard disqe, DVR, një automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë amerikanë, 340 franga zvicerane dhe 6 llogari të kriptomonedhave.

Sipas Policisë, baza e funksionimit të grupit ishte një lokal në Lushnje, që dyshohet se përdorej për koordinimin e aktivitetit kriminal.

Ndaj Arbër Çelës dhe personave të tjerë të arrestuar janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik dhe krijim të skemave piramidale. Hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht rrjetin dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë.

Denoncimi 1:

Ja foto e kapos se organizates qe u arrestua ne Lushnje, qe zoteron pizzeria la bontà ne Lushnje,dhe sponsor i skuadres se Lushnjes me leket e fshatareve qe shisnin lopet. Ky eshte ai qe bente jete perrallore me leket e fshatarëve qe shisnin lopet.

Arber cela 38 vjec qe mendohet se eshte koka kryesore e grupit. Ka lidhje edhe me kryetaren e bashkise lushnje eriselda sefa

Denoncimi 2:

Ky majtas me bluze te bardhe eshte i arrestuari Arber Cela 38 vjec,pronari ì pizzeria la bontà dhe sponsor i sk Lushnja,ky me bluze te zeze eshte lojtari i kombetares Rey Manaj. Me leket e fshatareve qe i genjenin, benin jet lluksi

Denoncimi 3:

"Ky Arbër Çela ka vite me Biznes në Lushnjë , ka picerin më të madhe ne qytet , biles është dhe sponsor i KF Lushnja. La Bontá e ka emrin piceria , çudi"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit