TXEX rrjep 6000 shqiptarë: Mbi 5 mln $ të humbura në “investime fantazmë” dhe asnjë reagim nga policia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.08.2025, 11:40

Një platformë e rreme investimi e quajtur TXEX po godet qytetarët shqiptarë duke zhdukur miliona dollarë përmes një skeme piramidale të sofistikuar që operon pa licencë dhe jashtë çdo kuadri ligjor në Shqipëri. Deri më tani, sipas denoncimeve të shumta në redaksinë tonë, më shumë se 6000 shqiptarë janë prekur nga kjo skemë, me humbje që kalojnë 5 milionë dollarë në total.

TXEX paraqitet si një aplikacion që ofron investime të “sigurta” në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim i mirëorganizuar që shfrytëzon rrjetet sociale dhe platformat si Telegram, Signal dhe WhatsApp për të joshur viktimat. Skema fillon me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë, që prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë”, krijojnë grupe të simuluara investimi. Në këto grupe, përdoruesit shohin komente të rreme dhe fitime të fabrikuara, ndërsa ftohen të investojnë fillimisht shuma të vogla në kripto përmes platformave reale si Binance. Më pas, fondet transferohen në TXEX, ku fillon mashtrimi i vërtetë.

Brenda aplikacionit, “fitimet” duket sikur rriten çdo ditë, por në momentin që viktima kërkon tërheqjen e tyre, i kërkohet të paguajë një tarifë shtesë prej 400 dollarësh, kinse për verifikim apo shpenzime të tjera. Në të vërtetë, kjo është një mënyrë për të nxjerrë edhe më shumë para para se skema të zhduket dhe kontaktet të ndërpriten. Viktimat raportojnë se, përveç humbjeve financiare, janë detyruar të dërgojnë edhe dokumente personale, përfshirë ID dhe foto, duke ngritur shqetësime të mëdha për privatësinë dhe keqpërdorimin e të dhënave.

Denoncimet vijnë nga shumë qytetarë, disa prej të cilëve raportojnë humbje që shkojnë deri në 5000 euro. Shumë prej tyre ishin fillimisht të bindur për legjitimitetin e platformës, pasi ajo i lejonte tërheqje të vogla në fillim, një taktikë klasike e skemave piramidale për të ndërtuar besim. Por sapo kanë investuar më shumë, llogaritë iu janë bllokuar dhe tani iu kërkohen pagesa të tjera për të “çliruar” fondet e tyre.

Platforma TXEX është denoncuar zyrtarisht edhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Zelandës së Re (FMA), që më 17 prill 2025 e ka shpallur atë një mashtrim financiar dhe e ka lidhur me një rrjet ndërkombëtar të quajtur "2139 Exchange", i cili ka operuar në Azi dhe Afrikë. Përdoret e njëjta infrastrukturë teknike dhe taktika mashtrimi, përmes një rrjeti operatorësh të vendosur në Ballkan dhe Azinë Juglindore.

Ndërkohë që skema po godet drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë, me komunikim në shqip dhe grupe të dedikuara për tregun vendas, institucionet shqiptare mbeten të heshtura. TXEX nuk figuron në QKB, nuk ka licencë nga Banka e Shqipërisë, as nga AMF, dhe operon pa asnjë adresë apo zyrë fizike.

Ky rast kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet shqiptare për shkak të përmasave dhe natyrës ndërkufitare të skemës. Mijëra qytetarë kanë humbur kursimet e tyre, disa edhe para të marra borxh për të investuar, të nxitur nga propaganda mashtruese që përdor psikologji manipulimi dhe teknologji të sofistikuara, përfshirë deepfake dhe profile false me identitete të vjedhura.

Dyshimet e shqiptarëve që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi janë se disa prej administratorëve janë nga Lezha, prandaj Policia Shqiptare duhet të ndërhyjë dhe të marrë masa të menjëhershme para se të jetë shumë vonë.

Denoncimi 1:

Mirmengjes! Beni nje lajmerim Aplikacioni TXEX i rropi shqiptaret, mbi 6000 shqiptare kane rene pre e mashtrimit. Tani thote qe te terhiqni parat duhet te investoni dhe 400$ te tjera. Keta jane adminat e faqes Medemek ky Kevini. Behet fjal mbi 5 miljon dollar te investuara nga shqiptaret. Une kam investu 3000$. Kevin hiqet si i huaj por se dime ca eshte, shum fjal thojn qe janq nga Lezha ca admina

Denoncimi 2:

Pershendetje joq jam shum i acaruar edhe doja te denoncoja dicka jane disa njerez qe kane grupe ne programin telegram edhe ju kerkojn te investoni un isha pre e kesaj skeme ju lutem ta postoni qe mos te bien njerez te tjere pre. Kto jane ‘pronaret’ qe une besoj jan me foto edhe emer fallco. Txex eshte emri i programit qe keto kane eshte i palicencuar. Ju lutem postojeni gjejeni nje zgjidhje denonconi sepse une humba nje shume te madhe parash, skema e ketyre eshte qe i dyfishoni parate brenda muajt. Mua me kane marre 5 mije euro i kam futur ne program nga ana e aplikacionit binance. Si fillim u gezova sepse vazhduan te me shtonin parate ne program ama budallik sepse ishin vetem numra koti.

Tani ky personi kerkon qe ti transferojme 400 dollare qe te mundemi te marrim parate tona. Une rashe pre ju lutem postojeni qe te tjere mos te bien pre. Disa miq qe kishin terhequr ma sugjeruan. Me para kishe mundesi te terhiqej. Tani qe vazhduan investuan me shum i ka bllokuar. Me besoni ju betohem qe nuk ju genjej. Kam informacion qe jan disa nga Lezha qe e kane sjelle ne Shqiperi edhe qe e kane perhapur ne qytetin e Lezhes me vjen keq per njerzit qe kan investuar aty sepse jan shum te till. Nese keni pasur denoncime te tjera lidhje me kete ju lutem postojeni qe shteti shqiptar te bej dicka lidhje me keto njerez qe duan te na mashtrojne.

Jane 3 sinjale qe ky personi te sjell qe cdo here ne i bejm fitojm leke. Domethen kush nuk i con 400 dollar i caktivizohet llogaria. Kush i co do ti verifikohet. Nuk e di cte te them nese ke denoncime te tjera ju lutem ta postoni edhe ta denonconi ne polici sepse sipas informacioneve te mija ka edhe shqiptar ne pozita te larta ne kto aleanca. Une i humba po e rendesishme eshte qe keto njerez te marrin ate qe meritojne burg edhe qe mos te humbin njerez te tjere. Qe te hapej llogaria te platformen txex te ketyre na duhej foto e kartes te id edhe kesaj gjeje ja kam friken. Ju lutem jo vetem nje story por bejeni pak te madhe qe ta marrin vesh te gjithe mos te bien pre. Mbreme ka dal kjo puna e 400 dollareve, jane 13 mij veta ne grup. Sikur 6000 tja cojn jan mbi 2 milion euro. Tjeret thone qe un i humba nuk e mendojn per 400 kush i ka cuar se ka marr akoma verifikimin. Edhe eshte e ditur qe kush te kerkon tarife per terheqje eshte scam. Me beso per zotin ka marr ne qafe shume njerz. Tjeret ju luteshin per leket i duan per operacion se i kan marre borxh per ti futur Sepse ato qe jan nuk jan njerez te thjesht edhe din shum lidhje me teknollogjin

Denoncimi 3:

Platforma quhet TXEX dhe perdorte nje skeme mashtrimi qe njerzit i beri ta besonin sepse platforma thoshte qe leket do investohen ne cripto valut. Dhe shuma e fituar per sinjal ishte 1% e lekeve qe kishe futur, kishte 3 sinjale ne dite dhe nga ky fitim gjysmen e mbante platforma! Dhe njerzit filluan te besonin sepse fitimi u ndante me platformen. Po ju nis nje vidio per me qarte.

Denoncimi 4:

Përshëndetje Dua të ndaj me ju diçka shumë të rëndësishme që më ka ndodhur mua dhe shumë të tjerëve këtu në Lezhë e më gjerë. Kohët e fundit u përfshimë në një platformë të quajtur TXEX, që funksiononte kryesisht përmes Telegram-it dhe një programi të vet. Na u prezantua si një mundësi e sigurt për të fituar shpejt. Premtimi ishte që shuma që investonim do të dyfishohej për një muaj. Fillimisht gjithçka dukej reale, pasi aplikacioni tregonte fitime të rreme çdo ditë, dhe kjo na dha besim të vazhdonim e të sillnim edhe miq e të afërm. Por në fakt, gjithçka ishte një skemë piramidale mashtruese. Sot, platforma është mbyllur, llogaritë tona janë bllokuar, dhe të gjithë ne kemi humbur shumë para. Sipas të dhënave, vetëm në zonën e Lezhës janë mbi 20,000 persona që ranë pre e këtij mashtrimi. E dimë që faji është edhe i yni, sepse u besuam verbërisht premtimeve për fitime të lehta e pa rrezik. Por dua të them me zemër: të paktën mos të bien të tjerë në këtë grackë. Nëse dëgjoni për platforma që premtojnë pasuri të shpejta, fitime të dyfishuara në pak kohë, apo bonuse për të sjellë miq të rinj – kujdes! Janë mashtrime që vetëm të marrin paratë, duke lënë pas zhgënjim dhe dhimbje. Te lutem vetem qe ta dine njerezit Mos te bien pre Se na fiken

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit