Mashtronin shqiptarët në XUEX, në kërkim çifti Ereledio dhe Alma Shebeku, motra e tij mes të arrestuarve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2025, 14:33

Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku, të dy 35 vjeç, janë të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit “Xuex”, që synon goditjen e skemave piramidale online.

Burime zyrtare për mediat bëjnë me dije se një nga të arrestuarat, Brunilda Todi, 38 vjeçe nga Divjaka, është motra e Ereledios.

Në total, gjashtë persona janë arrestuar pas hetimeve të thelluara për aktivitetin mashtrues të firmave piramidale që operonin nëpërmjet platformës online “Xuex”. Të arrestuarit dyshohet se rekrutonin qytetarë dhe i bindnin të investonin në këto platforma fiktive, duke përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash.

Personat e tjerë të ndaluar janë: Arbër Çela, 38 vjeç, Emanuel Taullau, 21 vjeç, Flavio Mukaj, 23 vjeç. Marius Kodra, 28 vjeç dhe Brunilda Ndini, 38 vjeçe

Operacioni u shtri në disa qytete, përkatësisht Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe gjashtë llogari të kriptomonedhave.

Hetimet për identifikimin e organizatorëve vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit