Në Tiranë, gjetja e një vendi të lirë parkimi është prej kohësh një sfidë më vete, e cila bëhet gjithnjë e më e vështirë me kalimin e ditëve. Në mungesë të hapësirave të mjaftueshme publike për parkim, shumë qytetarë detyrohen të përdorin vendet me pagesë, ndërsa bizneset shpesh paguajnë taksa të posaçme për të siguruar hapësira për automjetet e tyre të punës.
Në këtë realitet të përditshëm të mbingarkuar, një qytetar i ka dërguar redaksisë tonë një video-mesazh për të denoncuar një rast abuzimi me një vend parkimi të rezervuar. Ai tregon se një person ka zënë hapësirën e tij të parkimit dhe e ka lënë makinën aty për më shumë se një javë, pa asnjë shqetësim për pasojat e këtij veprimi.
Edhe pse në vendin në fjalë ndodhet një tabelë që qartazi e tregon se parkimi është i rezervuar, drejtuesi i mjetit ka zgjedhur të injorojë këtë sinjalizim, duke zënë padrejtësisht hapësirën që nuk i takon.
Pronari i parkimit, me mirësjellje, i bën apel shoferit që të lirojë vendin sa më parë: “Ju lutem publikoje, ka mbi 10 ditë që më ka zënë parkimin,” shkruan ai në një mesazh drejtuar JOQ Albania, duke shprehur indinjatën për këtë sjellje të papërgjegjshme.
Qytetari thirrje pronarit: Hadje hiq makinën, parkimi është i rrezervuar
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 14, 2025
Në Tiranë, gjetja e një vendi të lirë parkimi është prej kohësh një sfidë më vete, e cila bëhet gjithnjë e më e vështirë me kalimin e ditëve. Në mungesë të hapësirave të mjaftueshme publike për parkim,… pic.twitter.com/CHGxMQ3YCR