I dyshuar për abuzim me tenderat, Jonaid Myzyri i KPP për herë të tretë në SPAK

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.04.2025, 13:07

Kryetari i Komisionit të Prokurorimit Publik, Jonaid Myzyri, njëkohësisht vartës i ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, është paraqitur këtë të martë për herë të tretë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku po merret në pyetje në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj institucionit që ai drejton prej vitit 2020.

SPAK e dyshon Myzyrin si një funksionar që ka lejuar abuzime në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë viteve 2020–2023. Dyshimet lidhen kryesisht me mungesën e garës së ndershme në shumë prej këtyre procedurave, ku në shumicën e rasteve ka marrë pjesë vetëm një kompani, ndërsa në të tjera janë konstatuar skualifikime të dyshimta të operatorëve konkurentë.

Sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto abuzime me tenderat përllogaritet të jetë mbi 2.5 miliardë euro.

Pavarësisht interesimit të mediave, Myzyri ka refuzuar të japë deklarata pas daljes nga SPAK, ashtu si edhe në dy paraqitjet e mëparshme.

Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve publike. Ai shqyrton ankesat për tenderat, koncesionet, partneritetet publik-privat, ankandet publike dhe lejet minerare, duke luajtur një rol kyç në mënyrën se si shpërndahen fondet publike në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit