Kosova 40 euro mbështetje për një koshere bletësh, Shqipëria 10 euro me kusht

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.04.2025, 17:17

Megjithëse është një shtet më i ri, Kosova ofron një mbështetje më të madhe financiare për sektorin e bletarisë sesa Shqipëria. Kjo ndihmë konsiderohet e rëndësishme për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e këtij sektori, i cili vitet e fundit po përballet me vështirësi të shumta.

Në Shqipëri, bletaria ka njohur një rënie të ndjeshme, kryesisht për shkak të emigrimit të të rinjve, gjë që ka çuar në uljen e numrit të personave që merren me rritjen dhe mbajtjen e bletëve.

Në Kosovë, një bletërritës përfiton 40 euro financim për çdo koshere bletësh, nga të cilat 20 euro ofrohen nga Ministria e Bujqësisë dhe 20 euro të tjera nga komuna ku zhvillohet aktiviteti. Ndërkohë, në Shqipëri, kjo mbështetje është dukshëm më e ulët, vetëm 10 euro për koshere, dhe kjo vetëm për ata që kanë më shumë se 50 koshere. Bletërritësit me më pak koshere nuk përfitojnë fare ndihmë financiare.

Përveç mungesës së mbështetjes, sektorin e bletarisë në Shqipëri e kanë prekur edhe kushtet atmosferike të pafavorshme dhe rënia e numrit të bletëve, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në sasinë e prodhimit të mjaltit. Vetëm gjatë vitit të kaluar, prodhimi ra me 30% krahasuar me vitin paraardhës.

Shtimi i vëmendjes nga Ministria e Bujqësisë ndaj këtij sektori dhe rritja e mbështetjes financiare, duket si një mënyrë efektive për të mbajtur gjallë bletërritësit, por deri më tani personat që merren me rritjen e bletëve janë çdo ditë e në rënie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit