Aktakuzë për babanë e djalit që e goditi për vdekje Frosinën, ia dha makinën edhe pse nuk kishte leje për vozitje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2025, 20:07

Prokuroria ngriti akuzë ndaj babait të Vasill Jovanovit, i cili më 29 janar të këtij viti, derisa drejtonte veturën pa patentë shoferi dhe nën ndikim të alkoolit, goditi për vdekje Frosina Kulakovën në bulevardin Partizanska, e cila ndërroi jetë në vendngjarje.

Akuza është ngritur për shkak se ai i ka dhënë veturë djalit të tij, edhe pse e dinte se djali i tij nuk lejohej të drejtonte makinë për shkak se nuk kishte patentë shoferi dhe se disa herë kishte bërë shkelje në trafik.

Prokuroria, më parë më 28 mars, ka ngritur aktakuzë kundër Vasill Jovanovit dhe sipas nenit sipas të cilit ai akuzohet, me shumë gjasë do të kërkohet dënimi më i rëndë prej 20 viteve burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit