Qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme, vjet u importuan 2.9 milionë litra

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.04.2025, 16:56

Numri i gjedhëve në Shqipëri është në rënie, ndërsa kërkesa për qumësht dhe nënproduktet e tij po rritet, sidomos nga turizmi. Për të mbuluar mungesën, industritë përdorin vaj palme dhe proteina qumështi si shtesa, pasi janë më të lira dhe rrisin volumin. Në vitin 2024, në vend janë importuar 2.9 milion litra vaj palme, që përdoret në qumështin e ambalazhuar për të ruajtur përmbajtjen e yndyrës pas përpunimit të tij.

Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, qumështi që përmban vaj palme nuk mund të quhet më produkt shtazor, por një përzierje me përbërës bimorë, çka përbën mashtrim për konsumatorët. Yndyrat bimore si vaji i palmës kanë tendencën të depozitohen në enët e gjakut, duke rritur rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, tension të lartë, diabet dhe probleme me veshkat.

Përveç përbërjes së tij të modifikuar, qumështi në treg shpesh përmban mikrobe të rrezikshme për shkak të mungesës së veterinerëve dhe zooteknikëve, çka ka çuar në pakësimin e kontrolleve të shëndetit të kafshëve. Prania e stafilokokëve dhe enterobaktereve në qumësht është një problem serioz i evidentuar nga analizat ndër vite, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit