Kroacia kthen pas specat shqiptarë prej nivelit të lartë të pesticideve, heshtin institucionet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.04.2025, 19:39

Më 12 Mars, Kroacia ndaloi një ngarkesë me speca nga Shqipëria për shkak të niveleve të larta të pesticideve, sipas sistemit të alarmeve të BE-së (RASFF). Specat u cilësuan me rrezik të lartë për konsumatorët për shkak të përmbajtjes së lartë të flonicamidit, një insekticid që mund të dëmtojë mëlçinë dhe veshkat te gjitarët dhe njerëzit.

Pavarësisht paralajmërimit nga RASFF, Ministria e Bujqësisë ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar se ku ka përfunduar ngarkesa. Nuk dihet nëse specat janë asgjësuar apo janë shpërndarë në tregun vendas, siç ndodhi më parë me mandarinat e refuzuara nga Kroacia.

Ndërsa për rastin e mandarinave u morën masa dhe disa persona u arrestuan, për specat nuk ka ende asnjë informacion zyrtar apo veprim nga autoritetet shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit